Foto nga takimi

Ambasadori i Shqipërisë në SHBA takon sekretarin Blinken: Parteneriteti mes dy vendeve më i fortë se kurrë! E ftova në Shqipëri në emër të Ramës

19 Dhjetor 2023, 21:19| Përditesimi: 19 Dhjetor 2023, 21:26

  • Share

Ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati është takuar sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken në SHBA.

Përmes një postimi në rrjete sociale Bushati shkruan se ishte një pritje familjare dhe shumë miqësore, ndërsa nënvizon se “partneriteti i vendit onë me SHBA sot është më i fortë se kurrë”.

"Një pritje familjare dhe shumë miqësore me @SecBlinken.  Krenar për mesazhin e Sekretarit të Shtetit, sipas të cilit “në një vit me sfida kaq të mëdha, miqësia e Shqipërisë ka qënë një mbështetje e vyer për USA. Roli i qeverisë dhe Kryeministrit Rama në përballimin e sfidave ndërkombëtare flet qartë për partneritetin e ngushtë mes dy vendeve tona", shkruan Bushati.

Më tej diplomati shqiptar nënvizon se në "emër të kryeministrit Edi Rama e ka ftuar Sekretarin e DASH në Shqipëri në 2024".

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?