Kronikë

Ambasadori i Ukrainës pëson infarkt në Voskopojë, dërgohet me helikopter në Tiranë (VIDEO)

14 Shtator, 12:48| Përditesimi: 14 Shtator, 13:35

  • Share

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, ka pësuar infarkt gjatë vizitës në Voskopojë, në juglindje të vendit.

Mësohet se ambasadori ka qenë me bashkëshorten e tij për të vizituar fshatin turistik të Korçës, dhe nuk ka patur axhendë takimesh zyrtare.

Gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë stabël pasi u dërgua me urgjencë në Spitalin e Korçës. 

Më pas, ambasadori Shukrov u transportua me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. 

Në pamjet që transmeton Report Tv, ambasadori duket në gjendje të stabilizuar dhe i ndërgjegjshëm, teksa po transportohet me helikopter drejt Tiranës.

 

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tironci: 14/09/2025 14:25

    Kukuuuu, Ambasadori i Ukrainës (që është në luftë?) me pushime në Voskopojë...hahahaa Shqiptar unë e s'e kam vizituar akoma Voskopojën, të më vijë zor

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa të sigurt ndiheni nga mashtrimet online?