Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, ka pësuar infarkt gjatë vizitës në Voskopojë, në juglindje të vendit.
Mësohet se ambasadori ka qenë me bashkëshorten e tij për të vizituar fshatin turistik të Korçës, dhe nuk ka patur axhendë takimesh zyrtare.
Gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë stabël pasi u dërgua me urgjencë në Spitalin e Korçës.
Më pas, ambasadori Shukrov u transportua me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
Në pamjet që transmeton Report Tv, ambasadori duket në gjendje të stabilizuar dhe i ndërgjegjshëm, teksa po transportohet me helikopter drejt Tiranës.
Komente

Kukuuuu, Ambasadori i Ukrainës (që është në luftë?) me pushime në Voskopojë...hahahaa Shqiptar unë e s'e kam vizituar akoma Voskopojën, të më vijë zor
Përgjigju