Politikë

Ambasadori italian reagon për reformën në drejtësi: Pozitive që çështja vijon të jetë në qendër të debatit

22 Maj 2020, 16:43| Përditesimi: 22 Maj 2020, 16:46

  • Share

Edhe ambasadori italian në Tiranë, Fabrizio Bucci ka reaguar për debatin mbi Reformën në Drejtësi.

Ambasadori Bucci shkruan në Facebook se është pozitiv fakti që çështja e Reformës në Drejtësi vijon të jetë në qendër të debatit politik.

"Përsa i përket reformës në drejtësi: pozitiv fakti që çështja vijon të jetë në qendër të debatit politik!

Çuarja përpara e reformave mbetet një kusht i rëndësishëm për anëtarësimin në BE. Ofrojmë mbështetjen maksimale, jemi pranë popullit dhe Autoriteteve shqiptare në këtë rrugëtim. Prioritet i përbashkët!" shkruan ai.

Komento

Komente

  • taljoni: 23/05/2020 12:03

    o taljano jam shum dakort qe te ndryshohet menyra e zgjedhjeve ne SHQIPERI por te vish ti e te na japesh mend qe vet ne shtetin tuaj esht nje lemsh qe keni parlament e senat qe nuk e mer vesh i pari te dytin se nje gje votohet ne parlament e senati e ndryshon aman....rri shtrember e fol drejt nje here ne jeten tende:thuaj qe te takon me fol se ta kerkon puna por te njeten gje qe thua do qe te behet dhe ne vendin tend

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?