Ambasadori italian në vendin tonë, Fabrizio Bucci ka zhvilluar një takim me ministrin e ri të Brendshëm Taulant Balla.
Ka qenë ambasadori Bucci që ka ndarë fotot nga takimi ndërsa shkruan se u konfirmua edhe njëherë mbështetja e Italisë për Shqipërinë në luftën kundër krimit të organizuar.
Ndër të tjera, Bucci ka uruar Ballën për detyrën e re.
I pari takim pune midis Ambasadorit Bucci dhe Ministrit të ri të Brendshëm, Taulant Balla. Rinovohet mbështetja e Italisë për Shqipërinë kundër çdo forme paligjshmërie dhe krimi të organizuar. Janë të shumta programet dhe projektet mes dy Vendeve tona. Urime Ministrit për detyrën e re dhe prestigjioze!