Ambasadori i Kinës në Tiranë, Zhou Ding gjatë një vizite në Korçë ka folur edhe rreth luftës në Ukrainë, duke theksuar faktin se misioni i diplomatëve në botë duhet të jetë nxitja e paqes dhe bashkëpunimit midis vendeve. Ai tha se fundi i luftës do të vijë kur të dyja palët do të gjejnë një zgjidhje të përbashkët për negociatat. Sipas tij Kina po luan një rol aktiv për sa i përket luftës.
Ambasadori shtoi se Kina dhe Shqipëria kanë një miqësi tradicionale.
“Kjo temë është tepër e madhe për mua, asnjë njeri nuk ka dëshirë të shohë luftën aq më pak luftën bërthamore. Për luftën aty ne si diplomatë nuk e njohim gjendjen reale por si diplomate duhet të nxitim paqen dhe bashkëpunimin midis vendeve.
Besoj që e gjithë lufta rezulton në menynë tragjike, do dëmtojë paqen, ekonominë, rendin e shoqërisë etj, shpresoj që lufta të mbarojë shpejt dhe të bëjnë negociata për paqen për një zgjidhje që do e pranojnë të dyja palët. Lufta në Ukrainë ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës, kjo është një ngjarje tragjike dhe e gjithë bota nuk ka dëshirë të shohin këtë situatë, as Kina.
Në këtë luftë Kina po luan një rol pozitiv, aktiv për të nxitur negociata për paqe dhe presidenti apo ministri i jashtëm i Kinës kanë mbajtur komunikim me gjithë liderët e vendeve të botës.
Për sa i përket marrëdhënieve me Shqipërinë siç e kam thënë, Kina dhe Shqipëria kanë miqësi tradicionale prej kohësh.
Disa pretendojnë që Kina ndikon negativisht, unë personalisht nuk shoh ndonjë ndikim negativ nga Kina për Shqipërinë të gjitha gjërat që ne po bëjmë janë për të përfituar njerëzit e këtyre vendeve.
Kina nuk ka interes për gjeopolitikë të gjitha gjërat që ne po bëjmë janë në përfitim të të dyja vendeve, do të përfitojnë zhvillimin ekonomik dhe social të Shqipërisë, behen në dëshirën e popullit dhe qeverisë shqiptare. Në 3 mujorin e parë të këtij viti eksporti i Shqipërisë ndaj kinës ka patur një rritje me 60% në krahasim me këtë periudhë vitin e kaluar. Këto janë lajme inkurajuese.”, tha ai.
KINA TE BEJE INVESTIME NE SHQIPERI,,,SIC KA BERE KUR I KISHIM MAREDHENIET E MIRA DERI NE 1979....
Përgjigju