Petrit Malaj dhe Rexhep Qosja

Kultura

Ambasadori Malaj viziton shtëpinë e shkrimtarit Rexhep Qosja! E pranishme edhe drejtoresha e Qendrës Kombëtare e Librit dhe Leximit

25 Prill, 10:57| Përditesimi: 25 Prill, 11:00

  • Share

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj bashkë me drejtoreshën e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli vizituan shtëpinë e shkrimtarit dhe intelektualit të madh shqiptar, Rexhep Qosja.

Ambasadori Malaj i dorëzoi zotit Qosja Çmimin “Lumo Skëndo” për vitin 2024.

Akademiku Qosja u vlerësua me këtë çmim për veprën e tij “Për lirinë, të vërtetën dhe të drejtën”.

Juria e kryesuar nga Belina Budini dhe me anëtarë Uran Butka, Anastas Angjeli, Rudina Xhunga, Aida Tuci e vlerësuan veprën publicistike të Rexhep Qosjes me motivacionin: “përmes analizave të tij të mprehta dhe studimeve të thelluara mbi gjuhën shqipe, akademiku Rexhep Qosja ka dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin e mendimit kritik dhe në forcimin e vetëdijes kombëtare”.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?