Gjatë ditëve të fundit, 120,000 burra, gra dhe fëmijë Armenë kanë mbetur qëllimisht të bllokuar nga Azerbajxhani në atdheun e tyre, në Artsakh (Nagorno-Karabakh). Azerbajxhani i ka bllokuar ata dhe tani janë krejtësisht të shkëputur nga bota e jashtme.
Është një katastrofë njerëzore që po shpaloset. Më 12 dhjetor 2022, një grup pseudo-ambientalistësh Azerbajxhanas, nën shqetësime të sajuara ekologjike, bllokuan korridorin e Lachinit, I vetmi korridor shpëtimi humanitar i mbetur që lidh Artsakh me botën e jashtme. Bllokada e Azerbajxhanit është në kundërshtim flagrant me deklaratën trepalëshe të 9 nëntorit 2020, e cila në mënyrë të qartë thotë: (a) Korridori i Lachinit do të mbetet nën kontrollin e kontingjentit paqeruajtës të Federatës Ruse, b) Republika e Azerbajxhanit do të garantojë lëvizjen e sigurt te qytetarëve, automjeteve dhe ngarkesave në të dy drejtimet përgjatë korridorit të Lachinit.
Bllokimi i rrugës i ka lënë Armenët brenda Artsakh të izoluar dhe me kufizime ne plotesimin e nevojave te tyre thelbesore: ushqimi, ilaçet dhe karburantet po pakësohen mes kushteve të ngrices së dimrit. Azerbajxhani gjithashtu ndërpreu furnizimin me gaz (të siguruar nga Armenia dhe që kalon nëpër zonën e kontrolluar nga Azerbajxhani) për në Artsakh për disa ditë për të shtuar edhe me tej vuajtjet njerëzore. Shkollat, kopshtet u detyruan të mbylleshin për shkak të mungesës së ngrohjes dhe spitalet duhej të luftonin për t'u kujdesur për pacientët qe po ngrinin nga i ftohti, disa prej të cilëve ende nuk mund të transferohen në Armeni për një trajtim qe mund t`u shpetoje jeten.
Kjo bllokadë nuk është përpjekja e parë e Azerbajxhanit për të shkaktuar vuajtje masive njerëzore mbi Armenët e Artsakh. Për 30 vitet e fundit, Azerbajxhani ka bombarduar Armenët ne Artsakh në tre luftëra. Tre breza armenësh të Artsakh kanë pësuar vdekje dhe masakra dhe vazhdojnë të jetojnë nën kërcënimin e vazhdueshëm të asgjësimit nga Azerbajxhani.
Por, ata kanë rezistuar. Pavarësisht nënshkrimit të Deklaratës Trepalëshe të Nëntorit 2020 për ndërprerjen e armiqësive, Azerbajxhani ka perdorur pa pushim menyra të ndryshme për të krijuar kushte ekstreme dhe të padurueshme jetese për popullatën Armene të Nagorno Karabakh, duke përfshirë provokimet ushtarake, frikësimin psikologjik dhe terrorin, të shtënat në ndërtesat civile dhe ndërprerje të vazhdueshme të gazit në temperaturat e ngrices së dimrit. Azerbajxhani vazhdon të përdorë çdo mjet në arsenalin e tij për të shfarosur dhe/ose dëbuar Armenët nga atdheu i tyre. Azerbajxhani nuk pranon që ekziston një entitet i tillë si "Nagorno-Karabakh" dhe shfaq qartë synimet e tij per genocide.
Bllokada e Azerbajxhanit nuk është një akt i izoluar: ajo është pjesë e një politike sistematike dhe konsistente që synon spastrimin etnik të Nagorno Karabakut dhe të popullsisë së tij vendase Armene. Histeria anti-Armene dhe gjuha e urrejtjes, dhe Armenofobia e institucionalizuar, i bëjnë teper te qarta qëllimet e Azerbajxhanit. Me shkatërrimin dhe përdhosjen e trashëgimisë fetare dhe kulturore Armene, zhdukjen e varrezave shekullore dhe gurëve të kryqëzuar, dhe fshirjen e gjithçkaje Armene nga territoret aktualisht nën pushtimin e tij, Azerbajxhani po tregon jo vetëm politikën e tij të spastrimit etnik, por edhe synimin e tij për të kryer një tjetër gjenocid kundër popullit armen.
Në të vërtetë, Azerbajxhani nuk e ka fshehur aspak faktin se do Nagorno-Karabakun pa Armenë. Do t`a pervehtesoje ate territor me cdo kusht; shfarosja e Armenëve eshte një mjet për këtë qëllim. Për Armenët ky është një moment ekzistencial, një çështje jete dhe vdekjeje, sepse megjithe kushtet e padurueshme dhe çnjerëzore ata luftojne pa pushim për të drejtën për të jetuar në atdheun e tyre të lashtë.
Ajo që po shpaloset është një gjenocid me djegie të ngadaltë. Një popullsi prej më shumë se 120,000 qeniesh njerëzore mund të zhduket, të likuidohet plotësisht, pa mbajtur askush përgjegjësi. Ne kemi qenë dëshmitarë që kjo ka ndodhur më parë me Armenët, me Grekët, me Kurdët dhe shumë të tjerë.
Ministria e Jashtme e Greqisë u bëri thirrje autoriteteve të Azerbajxhanit të sigurojnë lirinë dhe sigurinë e lëvizjes dhe transportit, në të dy drejtimet përgjatë korridorit të Lachin-it pa asnjë parakusht, në përputhje me Deklaratën Trepalëshe të 9 nëntorit 2020. Popullsise vendase nuk duhet t`u krijohen vështirësi dhe shqetësime.” Deklarata dhe apele të tilla për Azerbajxhanin janë lëshuar nga BE dhe SHBA, Kanadaja, Vatikani, Franca, Qiproja, Holanda, Gjermania, Zvicra, MB, Lituania, Estonia etj. Këshilli i Sigurimit i OKB-së do ta diskutojë këtë çështje në një takim të posaçëm . Të gjitha këto deklarata nënvizojnë se vazhdimi i bllokadës rrezikon të shkaktojë një katastrofë humanitare. Në fakt, tashmë kjo katastrofe është në përgatitje e siper, pasi një pacient ka ndërruar jetë në Stepanakert për shkak të bllokadës. Azerbajxhani pretendon se nuk i dëgjon ato thirrje dhe ka shpërndarë dy pseudoargumente: 1. Azerbajxhani nuk ka bllokuar Korridorin e Lachinit dhe 2. Nuk është qeveria, por "ekologët" që protestojnë. Nga reagimet ndërkombëtare është e qartë se askush, biles edhe vete Azerbajxhani, nuk i beson këto argumentet.
Ndërsa bota përgatitet për të festuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri këtë vit, popullsia Armene në Artsakh mbetet nën kërcënimin e menjëhershëm të shfarosjes, të izoluar dhe të shkëputur nga pjesa tjetër e botës.
Një veprim urgjent dhe vendimtar është i nevojshëm nga komuniteti ndërkombëtar për të parandaluar një tjetër tragjedi tronditëse. Bota e civilizuar dhe organizatat e specializuara ndërkombëtare duhet të ndërhyjnë për të frenuar çdo përshkallëzim të mëtejshëm të situatës dhe për të shpëtuar popullin e Artsakh nga gjenocidi, pavaresisht perpjekjeve per mbijetese te tyre.
Miku im Ambasador! Pershendetje dhe gezuar. Jeni i sigurt që i keni të drejtë këto në vendin e duhur? Shqiptarët do të lexojnë vetëm Erdogan! Unë e di që qeveria juaj i udhëzoi të gjithë ambasadorët të shprehnin një incident të tillë. normale. Por ky vend po fle në shtëpinë e Erdoganit. Me falni qe humbisni kohen tuaj ????
PërgjigjuNuk është punë Erdogani këtu. Armenia nuk është ndierë kur kosovarët shqiptarë masakroheshin njëlloj nga sllavët serbë. Në vijim, ata nuk e njohin shtetin e pavarur të Kosovës. Fuqi mbrojtëse e tyre është Rusia - e cila i shiti.