Ambasadori i ri i Shqipërisë në Zvicër, Mustafa Nano paraqiti sot Letrat Kredenciale tek Presidenti i Konfederatës së Zvicrës, Alain Berset.
Pas dorëzimit të Letrave Kredenciale, Berset dhe Nano diskutuan mbi mundësitë e forcimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Shqipërisë dhe Zvicrës, sidomos nevojën për të nxitur e thelluar bashkëpunimin ekonomik.
"Presidenti Berset nuk la pa përmendur bashkëpunimin e shkëlqyer të dy vendeve tona si anëtare jo të përhershme në KS të OKB-së", thuhet në një postim në rrjete sociale të faqes së ambasadës shqiptare në Zvicër.
Ambasadori Nano e cilësoi një privilegj përfaqësimin e Shqipërisë në Konfederatën Zvicerane.