Ambasadori Niklas Strom viziton Kukësin: Do ju sjell turistë suedezë

19 Shtator, 17:15| Përditesimi: 19 Shtator, 17:18

  • Share

Në vizitën e tij të parë në Kukës, ambasadori i Suedisë Niklas Strom, tha se vendi I tij do të vijojë të mbështesë qytetin me projekte për të nxitur turizmin, pasi sic theksoi në Kukës gjeti një natyrë të bukur e tërheqëse.

. Diplomati theksoi qëllimin e Suedisë për të mbështetur Shqipërinë drejt BE-së.

Qellimi i Suedisë është të mbështesë Shqipërinë në rrugën për anëtarësimin e saj në BE. Unë po bëj një tur ne bashki të ndryshme, ndërsa ne Kukës është hera e parë që vij. Me Albertin, kryetarin bashkise diskutuam rreth ecurisë së projekteve që mbështeten nga Suedia por diskutuam edhe për fusha të tjera ku mund të kontribuojmë. Në Kukës pashë një natyrë shumë të bukur e tërheqës.

Këtu kanë ardhur dhe sigurisht do te vijne shumë turiste dhe do te nxisim te vijnë edhe nga Suedia.  U njoha me potencialet e shumta që ka Kukësi qoftë në turizëm, pasuritë ujore e nëntokësore e në këtë kuadër do të shohim se ku do te fokusohemi per te mbeshtetur projekte te tilla infrastrukturore por edhe për çështjet administrative" tha Strom. 

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?