Ambasador rumun Octavian Serban

Ambasadori rumun dhuron pajisje në spitalin rajonal të Fierit: Donacionet do të vazhdojnë! Balla: Janë njësoj të rëndësishme gjatë dhe pas pandemisë

25 Janar 2022, 13:10| Përditesimi: 25 Janar 2022, 16:19

  • Share

Ambasador rumun Octavian Serban, në kuadër të spitalin rajonal të Fierit disa pajisje të domosdoshme jo vetëm përgjatë kohës së pandemisë, por edhe pas saj, në kuadrin e një projekti i cili financohet nga Rumania.

Serban është mirëpritur në spital nga drejtoresha Nevila Shuke, disa mjekë dhe kreu i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla. Gjatë fjalës së tij ai tha se donacionet për spitalin e Fier do të vijojnë.

"Është e pazakontë që një ambasador të vizitojë një spital, zakonisht ne ambasadorët vizitojmë teatro dhe muze. Megjithatë vitet e fundit e kemi parë më me shumë kujdes këtë pjesën e spitaleve dhe këtë e them si një taksapagues në Rumani. Mjekët ne i konsiderojmë heronj të vërtet. Në vendosëm që nëpërmjet Agjencisë të Bashkëpunimi Ndërkombëtar, i cili është nën drejtimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme  të ndihmojë sado pak. Dua të shtoj se në bazë të rishikimit buxhetor që do të bëjmë në Rumani, ndihma do të vazhdojë.", u shpreh ambasadori.

Balla gjeti rastin të falënderojë ambasadorin rumun për pajisjet, duke theksuar se spitali rajonal i Fierit është një qendër shëndetësore shumë e rëndësishme.

"Natyrshëm që Spitali i Fierit është një qendër shumë e rëndësishme të kujdesit shëndetësor për një numër të konsiderueshëm banorësh. Këto pajisje nuk ka duhen vetëm përgjatë pandemisë, por edhe pas saj. Ne ju falënderojmë shumë.", tha ai.

Në fund të vizitës drejtofsha e spitalit ka nderuar ambasadorin me një dekoratë për projektin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?