Vasily Nebenzya, ambasadori rus në OKB

Bota

Ambasadori rus në OKB: Ndërhyrja e SHBA-së në Iran, e papërgjegjshme, e rrezikshme dhe provokuese!

22 Qershor, 22:41| Përditesimi: 22 Qershor, 22:45

  • Share

Vasily Nebenzya, ambasadori i Rusisë në OKB

Rusia dënoi ashpër sulmin e SHBA-së ndaj Iranit, duke e quajtur atë "të papërgjegjshëm, të rrezikshëm dhe provokues".

Shtetet e Bashkuara, tha ambasadori Vasily Nebenzya në fjalimin e tij para Këshillit të Sigurimit, "janë të gatshme të kryejnë çdo krim, çdo shkelje të së drejtës ndërkombëtare, me qëllim që të ruajnë hegjemoninë e tyre globale".

"Më lejoni t'ju kujtoj se askush nuk u ka dhënë Shteteve të Bashkuara autoritetin për të vepruar në këtë mënyrë", shtoi ai.


Lajmi kryesor:

SHBA sulmoi Iranin, Këshilli i Sigurimit të OKB mbledhje urgjente, Guterres: Ka rrezik për hakmarrje! Reagojnë dhe Von der Leyen, Macron, Starmer e Merz


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se rinumërimi i pothuajse gjysmës së votave është farsë e kotë?