Ambasadori Anatoly Antonov

Bota

Ambasadori rus në SHBA: Uashingtoni kërkon largimin e 24 diplomatëve rus

3 Gusht 2021, 12:09| Përditesimi: 3 Gusht 2021, 12:20

  • Share

Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Anatoly Antonov është shprehur se Uashingtoni i kishte kërkuar 24 diplomatëve rusë të largohen nga vendi. Sipas ambasadorit Antonov ata kanë kohë të largohen deri më 3 shtator pasi vizat e tyre skadojnë.

Antonov nuk ka dhënë detaje nëse kërkesa amerikane u nxit nga ndonjë mosmarrëveshje e veçantë, ndërsa ëshët shprehur se Uashingtoni ka vështirësuar procedurën e lëshimit të vizave.

"Pothuajse të gjithë diplomatët rus do të largohen pa u zëvendësuar sepse Uashingtoni i ka ashpërsuar papritur procedurat e lëshimit të vizave," tha Antonov në një intervistë me revistën National Interest.

Sipas zëdhënësit të Departametit amerikan të Shtetit, Ned Price mënyra sesi ambasadori ka përshkruar situatën nuk është e saktë. Gjatë një konference për shtyp ai është shprehur se diplomatët rusë mund të aplikojnë për një zgjatje të vizave dhe më pas aplikimet do shqyrtohen rast pas rasti.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?