Një deklaratë për 'dëbimin' e diplomatëve nga SHBA dhe NATO për diplomatët rusë duke i akuzuar si spiunë të inteligjencës si dhe shkaktar të sulmeve kibernetike është ri sjellë edhe njëherë ë vëmendje nga ambasadori rus Anatoly Antonov. Sipas Antonov, SHBA qëllimisht e ka dëbuar trupin diplomatik rus nga tryezat e ‘ndalesës’ së tyre diplomatike duke e përdorur më pas si metodë manipulimi kundrejtë rusëve.
Ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara, Anatoli Antonov, tha se Uashingtoni po shtrembëron faktet në lidhje me kërkesën që diplomatët rusë të largohen nga SHBA dhe se ky është në fakt dëbim.
Zëvendës-zëdhënësja kryesore e Departamentit të Shtetit, Jalina Porter tha të hënën se urdhri që 27 diplomatë rusë të largohen nga Shtetet e Bashkuara deri në fund të janarit nuk është një dëbim, pasi Moska mund të caktojë anëtarë të tjerë diplomatikë në vend të atyre që largohen. Porter e quajti atë një masë për të siguruar "barazi më të madhe".
"Pala amerikane po përpiqet të mashtrojë publikun vendas dhe atë botëror, duke shtrembëruar qëllimisht faktet. Neve na besohet diçka që nuk ka të bëjë me realitetin. Situata është pikërisht e kundërta," tha Antonov në një deklaratë.
Ai tha se Departamenti i Shtetit në dhjetor 2020 vendosi në mënyrë të njëanshme një kufi tre-vjeçar për detyrat afatgjata për punonjësit e Ambasadës në Uashington dhe konsullatat e përgjithshme ruse në Nju Jork dhe Hjuston.
“Sa i përket misioneve të tjera diplomatike, ka një periudhë pesëvjeçare qëndrimi në SHBA. Nuk i qëndron kritikave as deklarata se largimi i 55 diplomatëve rusë nuk mund të konsiderohet si dëbim. Na u tregua qartë se në rast të refuzimit për të përmbushur këtë kërkesë, rusëve do t'u hiqej imuniteti dhe privilegjet e tjera diplomatike. Pra, në fakt flitet për dëbim”, tha ambasadori.
"Ne i bëjmë thirrje Uashingtonit që t'u kthehet detyrimeve ndërkombëtare lidhur me pronën diplomatike dhe praktikën normale të funksionimit të misioneve diplomatike. Propozimet tona mbeten në tryezën e bisedimeve," tha Antonov.
Rikujtojmë se gjatë procesit të largimit të misionit diplomatik replikat e rusëve kundrejtë vendimit të NATO-s kanë qenë të shpeshta dhe të ashpëra.
Ky veprim bie në kundërshtim me deklaratat e përfaqësuesve të NATO -s për një përmirësim të dëshiruar të marrëdhënieve, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov pas largimit të trupit diplomatik nga NATO në tetor.
Në javën pasardhëse nga vendimi, Rusia i bëri thirrje ambasadës amerikane në Moskë të heqë imunitetin diplomatik të tre punonjësve të saj, duke thënë se ata dyshoheshin për vjedhje.