Marco Rubio dhe Ervin Bushati

Politikë

Ambasadori shqiptar krah sekretarit Marco Rubio: Pranoi ftesën e Edi Ramës për të vizituar Shqipërinë

5 Korrik, 09:12| Përditesimi: 5 Korrik, 10:02

  • Share

Ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati ka ndarë një fotografi “selfie” me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe thotë se i ka përcjellë atij ftesën e kryeministrit Edi Rama për të vizituar në të ardhmen Tiranën.

“Sekretari Marco Rubio është mik i Shqiptarëve. Në emër të kryeministrit Rama e ftova te vizitojë Tiranën; Portën e Ballkanit për US, për dy arsye:

-Shqipëria është edhe një mrekulli e diplomacisë amerikane: nga një diktaturë komuniste që njihej si “Koreja e Veriut në Europë”, sot në vendin më pro Amerikan & pro NATO kudo.

-E ftova edhe në emër të një kombi të vogël, por me një zemër të madhe si Nënë Tereza: mesazhi ynë nesër për në EU “më shumë dashuri edhe më shumë shërbim me përulësi”, shkruan ambasadori Ervin Bushati, duke zbuluar se Rubio e ka pranuar ftesën.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kanë festuar dje më 4 Korrik Pavarësinë dhe të ftuar në Uashington kanë qenë përfaqësues të selive diplomatike në SHBA, mes tyre dhe ambasadori shqiptar Ervin Bushati.

“Sekretari Rubio pranoi ftesën me kënaqësi - në funksion edhe të agendës shumë të njgjeshur të Diplomacisë Amerikane sot- të vizitojë “një vend që e vlerëson si kontributor në NATO, sidomos pas vizitës së fundit në Hagë”, përmbyll shkrimin e tij ambasadori.

K.M/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron aksion për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?