Ambasadori shqiptar Qemal Minxhozi dhe ministri i Tregtisë në Kosovë Vesel Krasniqi

Ambasadori shqiptar takon ministrin e Tregtisë në Kosovë për të diskutuar hapjen e turizmit

16 Qershor 2020, 14:28| Përditesimi: 16 Qershor 2020, 14:38

  • Share

Në një kohë kur koronavirusi ka marrë vrull në Shqipëri dhe Kosovë dhe të dyjave vendet po shohin rritje dramatike dita -ditës, ambasadori shqiptar Qemal Minxhozi dhe ministri i Tregtisë në Kosovë Vesel Krasniqi janë takuar për të diskutuar se kur do të hapin turizmin.

Të dyja palët theksuan rëndësinë e këtij sektori për të dy vendet si dhe kujdesin e shtuar që duhet të tregojnë qeveritë dhe qytetarët, në mbrojtje të shëndetit.

Ministri Krasniqi dhe ambasadori Minxhozi diskutuan edhe për masat që duhet të respektohen për t'u mbrojtur nga pandemia, duke u dakordësuar që të kenë takime të vazhdueshme që t’i eliminojnë të gjitha barrierat që mund të paraqiten në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ndërsa ambasadori e uroi ministrin Krasniqi për detyrën e re, duke i ofruar bashkëpunim dhe shprehë gatishmërinë e Republikës së Shqipërisë për ta përkrahur  integrimin dhe  zhvillimin  ekonomik e politik të Republikës së Kosovës.

Shqipëria sot regjistroi një rekord të ri infektimesh, 82 raste brenda 24 orëve të fundit, kurse Kosova, nga raporti më i fundit  shënon 129 raste të reja.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?