Ambasadori i BE-së Luigi Soreca dhe Erion Braçe, zv/kryeministër

Kronikë

Ambasadori Soreca takim me zv.kryeministrin Braçe: Efikasiteti i administratës, çelësi për të siguruar qëndrueshmërinë e reformave  në  Shqipëri

6 Shkurt 2019, 17:50| Përditesimi: 6 Shkurt 2019, 17:57

  • Share

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca zhvilloi ditën e sotme një  takim me zv/kryeministrin e Shqipërisë, Erion Braçe  ku temë qëndrore e diskutimit të tyre ka qenë ecuaria e reformëve ne vend.

 Përmes një postimi në rrjetin social ambasadori i  BE-së, Luigi Soreca shprehet se efikasiteti i  Administratës Publike, është  çelësi për qëndrueshmërinë e procesit të reformave në Shqipëri dhe që sipas tij është një mundësi që i hap vendit rrugën drejt integrimit europian.

Efikasiteti i administratës publike është çelësi për të siguruar qëndrueshmërinë afatgjatë të procesit të reformave në Shqipëri. Sot u takova me zëvendëskryeministrin e ri të sapoemëruar Erion Braçe. Gjithashtu ramë plotësisht dakord mbi rëndësinë e axhendës për barazi gjinore në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE”, shkruan Soreca.

Postimi i plotë i ambasadorit Luigi Soresa

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?