Edi Rama dhe ambasadorja e BE-ë Christiane Hohmann

Ambasadorja e BE-së takon Ramën: E kënaqur për shkëmbimin tonë të parë për procesin e anëtarësimit! Do të mbështesim Shqipërinë

23 Gusht 2022, 16:48| Përditesimi: 23 Gusht 2022, 17:03

  • Share

Ambasadorja e re e BE-së, Christiane Hohmann në kuadër të ceremonisë së zhvilluar në nder të kampiones evropiane Luiza Gega ka takuar kryeministrin e vendit Edi Rama. Shkëmbimi i tyre ishte për herë të parë personalisht edhe pse Hohmann uroi çeljen e negociatave të Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Më herët kryeministri në fjalën e tij tha se e ka ftuar ambasadoren që të marrë pjesë në festimet për Luiza Gegën, pasi ky është një rast i veçantë se jo gjithmonë i ndodh Shqipërisë të mundë Gjermaninë.

Ambasadorja nëpërmjet një postimi në platformën Twitter ndau edhe kënaqësinë e saj për takimin e kampionës së Evropës Luiza Gega. Kryediplomatja pati edhe një takim më herët me zv kryeministren Balluku.

‘E kënaqur që takova Kryeministrin @ediramaal për shkëmbimin tonë të parë rreth fazës së re të rëndësishme në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE me hapjen e bisedimeve të anëtarësimit. #BE do të mbështesë #Shqipërinë në çdo hap të rrugës.

E nderuar që kam mundësinë të takoj edhe kampionen evropiane @luizagega gjatë ceremonisë së çmimit të saj. Një shembull i shkëlqyer i asaj që shqiptarët mund të arrijnë në Evropë me përkushtim dhe punë të palodhur.’- shkruan ambasadorja.

Luiza Gega gjatë ceremonisë, foto e publikuar nga ambasadorja në Twitter. 

Kutjojmë se Christiane Hohmann ka nisur misionin e saj diplomatik në vendin tonë këtë vit si pasuese e Luigi Sorecës. Ajo dikur mbante postin si ambasadore e Gjermanisë në Estoni dhe më parë ka shërbyer si ambasadore gjermane në Bosnjë-Hercegovinë.'

Ora 10:28
Integrimi e reformat, ambasadorja e BE-së takon zv. Kryeministren Balluku, Hohmann: Të përkushtuar t’ju mbështesim për integrimin

Ambasadorja e re e BE në vendin tonë zhvilloi një takim me zv.ryeministren Belinda Balluku.

Në fokus të takimit, ashtu sikurse Christiane Hohmann zbulon, ishte bashkëpunimi në fushat e energjisë, reformat e integrimi.

“Takimi i mirë mbi bashkëpunimin në fushat kyçe të energjisë e  zhvillimit të infrastrukturës. BE është e përkushtuar të mbështesë Shqipërinë në këto fusha kyçe për qytetarët e saj e integrimin”, shkroi Hohmann.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vvvv: 23/08/2022 20:05

    Gjithmone kur ka shkrim te rames komentojn te njejtit patronazhiste byth lepiresa turpe tju vi

    Përgjigju
  • Sindi: 23/08/2022 18:09

    Qe shqiperia te zhvillohet dhe te eve perpara duhet te beje sa me shume mareveshje

    Përgjigju
  • Andis: 23/08/2022 18:09

    Sa me shume bashkepunime pacim dhe maredhenie te mira me vendet e tjera

    Përgjigju
  • Marjo: 23/08/2022 17:44

    Me vjen mire qe po behen keto marreveshje per zhvillimin e shqiperise ne shume aspekte

    Përgjigju
  • Marius: 23/08/2022 17:43

    Si gjithmone duke bere bashkpunimet dhe marreveshjet e duhura per tu zhvilluar si vend

    Përgjigju
  • Bora: 23/08/2022 17:38

    Me mbeshtetjen e tyre rruga drejt be ka per te qene shume here me e lehte

    Përgjigju
  • Vanesa: 23/08/2022 17:37

    Sa me behet qejfi qe do te kemi nje mbeshtetje kaq te madhe per te hyre ne be.

    Përgjigju
  • berti: 23/08/2022 17:36

    Keshtu vazhdoni me keto bashkpunime me te medha

    Përgjigju
  • Denis: 23/08/2022 17:35

    Shpresojme te futemi sa me shpejt ne Be

    Përgjigju
  • goni: 23/08/2022 17:35

    Nje super mardhenie e mir e krijuar me BE

    Përgjigju
  • Ana: 23/08/2022 17:34

    E kemi te nevojshme mbeshtetjen tuaj

    Përgjigju
  • Vani: 23/08/2022 17:30

    Mbeshtetjaa juaj na gezon shume se kemi shpresa

    Përgjigju
  • Joni: 23/08/2022 17:29

    Shpresojme qe te hyjme sa me shpejt ne be

    Përgjigju
  • anda: 23/08/2022 17:17

    Po marim mbeshtetje sepse gjith kohen qeveria i ka dhene shume rendesi bashkepunimeve dhe e di qe shum shpejt do te behemi pjes e be dhe mezi e presim.

    Përgjigju
  • Alen: 23/08/2022 17:12

    shpresojme qe hapja e negociatave te jete nje proces i lehte per te gjithe

    Përgjigju
  • anida: 23/08/2022 17:10

    Do te kemi gjithmon mbeshtetes me emer per sa kohe kemi ramen si kryeminister te vendit ton.

    Përgjigju
  • Alesia 0: 23/08/2022 17:10

    sporti na bashkon te gjitheve krenar per kete bashkim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?