Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Shqipërisë, Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA: Gazetarët nuk duhet të sulmohen apo të kërcënohen! Thelbësorë për demokracinë

2 Nëntor 2020, 16:40| Përditesimi: 2 Nëntor 2020, 17:07

  • Share

TIRANË- Në Ditën Ndërkombëtare për t’i dhënë Fund Pandëshkueshmërisë së Krimeve kundër Gazetarëve, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Shqipërisë, Yuri Kim u ka dalë në mbrojtje gazetarëve. "Thelbësor për demokracinë" i cilëson ajo duke thënë se SHBA mbështet rolin e tyre jetik në shoqërinë, ku vë theksin se nuk duhet të sulmohen apo kërcënohen sepse bëjnë detyrën .

"Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështetin rolin jetik të gazetarëve në të gjithë botën, përfshirë edhe Shqipërinë. Ata janë burim llogaridhënies dhe informacionit. Ata janë thelbësorë për demokracitë. Ata nuk duhet të sulmohen apo të kërcënohen sepse bëjnë pyetje të vështira dhe tregojnë faktet", shkruan Kim.

Në të njëjtën linjë me të ka qenë më herët edhe Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo.

 “Gazetarët kanë një rol kritik në shoqëri, por shumë shpesh kërcënohen, sulmohen apo vriten – krime që shpesh nuk ndëshkohen. Në Ditën Ndërkombëtare për t’i Dhënë Fund Pandëshkueshmërisë së Krimeve kundër Gazetarëve, ne u bëjmë thirrje qeverive të hetojnë dhe të dëmshpërblejnë këto krime”, shkruan Pompeo.

Ky është reagimi i dytë i ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim në mbrojtje të gazetarëve, të cilat vijnë në kulmin e presioneve dhe kërcënimeve nga presidenti Ilir Meta, siç është rasti me gazetarin e Shqiptarja.com Adriatik Doçi. Ky i fundit u sulmua personalisht nga stafi i presidencës, pasi zbuloi skandalin e kreut të shtetit me nënshtetësitë.

Postimi i ambasadores së SHBA-së

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Aqif: 03/11/2020 04:36

    Ti moj e dashur ambasadore , mos e bej si prifti ( beni si them une por mos beni si bej une), ju dhe presidenti juaj i quan gazetat me demokratike ne Amerike, “ fake news “ ?? Oh por......,ne nuk na kritikoni dot se jemi Amerike, cfare hipokrizie!!

    Përgjigju
  • O tej: 02/11/2020 17:28

    Kete thuaj atij kokelopes nga Skrapari dhe baxhelles Monik

    Përgjigju
    • Labi: 02/11/2020 18:03

      Zonja ambasadore 2pika: 1. Si mund amerika te thoj qe nuk lejoen sulmet ndaj gazetaris edhe vet sulmon julian assange sepse ai nxori ne drit krime lufte edhe krime kundra njerezimit kurse ne vend qe te hetoeshin/procedoeshin ushtar amerikan qe kishin kryer kto krime, u procedua mesazhsjellesi (dicka si te filmi "shoot the messenger) qe nje gazetar u vra 7vjet me von 2plumba ne kok edhe policia tha vetvrasje. Edhe pika 2. Ju censorizoni mediat edhe rrjetet sociale si te doni bile bile nuk lejoni te burgosurit te votojn (dikush mund te jet me 1muaj denim apo 1-2jav) sdomethen qe ai/ajo nuk kan te drejt te vendosin presidentin e ardhshem per 4vitet e tjera! Kshu qe lereni llafet edhe qortimet, pastroni bacen tuaj njeher pastaj fusni hundet ne bacet e te tjereve. (Pervec faktit qe nuk ju pyeti njeri per opinionin e amerikes edhe sikur ti kishit punet te pastra per vete) Edhe nje pyetje kot sa per mos ta mbyllur me ton te ashper, "ky esht opinioni/qendrimi juaj personal apo i amerikes?

  • Pulitzer: 02/11/2020 17:21

    Gazetarë ju duket cim peka ju zonja ambasadore???

    Përgjigju
    • Haha: 02/11/2020 20:05

      Per shimpaze e mar por per gazetar jo.

  • UKU MOMLIT: 02/11/2020 17:19

    Znj. Ambasadore e US,populli shqiptar pret prej mbi 5 vjetesh qe AMERIKA TE GROPOS KORRUPSIONIN VDEKJEPRURES 30 VJECAR SHQIPTAR SIPAS PREMTIMIT QE IU BE NGA US DEPARTAMENT. SI FORCA E VETME QE DO TE MPOSHTE KETE SEMUNDJE TE TMERRESHME VLERSOHET VETEM SHBA.DERI KUR DHE SA DO PRESIM O ZNJ AMBADADORE? NUK MUND TE VAZHDOJE EKSPERIMENTI PA KUFI SE PREKET SAKRALI: B E S I M I.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?