Sapo ka mbërritur në Tiranë, ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield ka bërë një tur në sheshin 'Skënderbej', e shoqëruar nga ambasadorja Yuri Kim.
"Kënaqësi të bëja një tur të sheshit Skënderbej, i cili mban emrin e heroit kombëtar të Shqipërisë. Faleminderit për shoqërimin dhe mikpritjen e ngrohtë në Tiranë, Ambasadore Yuri Kim!" – shkruan Thomas-Greenfield në Twitter.
Lajmi kryesor:
Ambasadorja e SHBA në OKB në Tiranë: Shqipëria një aleat i palëkundur! Kritike në Këshillin e Sigurimit kundrejt Rusisë
//ReportTv.al