Ambasadorja franceze: Franca s'ka pasur qëndrim negativ për Shqipërinë, por qasje të re për integrimin në BE

12 Mars, 12:10| Përditesimi: 12 Mars, 18:15

  • Share

SHKODER- Nga Shkodra ambasadorja e franceze Catherine Suard garantoi se Franca nuk ka qëndrim negative ndaj integrimit të Shqipërisë në BE ndërsa vuri theksin tek vullneti për të vijuar përmirësimet sa më të shpejta.

 "Dua te sqaroj që Franca nuk ka pasur qëndrim negativ por një qasje të re për integrinin e Shqipërisë në BE. Do doja të përmendja vizitën e Macron ku ai ka deklaruar mbështetjen e Francës ndaj Shqipërisë dhe në këtë mandat që unë sapo kam marrë, dua te garantoj se Franca mbështet këtë proces. Ne duam një Europë të fortë dhe kështu një Shqipëri të fortë. Dëshira ekziston por duhet të bëjme përmirësime të vazhdueshme dhe përmirësime të shpejta" tha Ambasadorja.

A është ambasadorja francize një nga ambasadoret që po negocion për të zgjidhur krizën?

“Kam dëgjuar fjalën politikë dhe nuk preferoj të përgjigjem.” tha zonja Suard duke qeshur.

Ambasadorja ndodhej në Shkodër në një takim në fakultetin e Gjuhëve të Huaja.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?