Politikë

Ambasadorja franceze nga Korça: Shqipëria të angazhohet në përmbushjen e reformave

27 Korrik 2018, 13:06| Përditesimi: 27 Korrik 2018, 19:26

  • Share

Ambasadorja franceze Christine Vasak, ka folur nga Korça për Reformën në Drejtësi duke deklaruar se Gjykata Kushtetuese duhet të vihet në funksion sa më shpejt të jetë e mundur.

Ka shumë etapa të cilat duhen plotësuar, përfshirë edhe nivelet më të larta të sistemit gjyqësor. Gjykata Kushtetuese duhet të vihet në funksion sa më shpejt të jetë e mundur. E gjithë klasa politike e di këtë.

Christine Vasak

Më tej Vasak, është shprehur se pas rekomandimit të Këshillit të Europës, perspektiva e negociatave duhet të bëhet realitet deri qershorin e vitit të ardhshëm dhe për këtë do të ndihmojë Magjistratura.

Ne besojmë në një Magjistraturë të formuar mirë, kurajoze, që vepron sipas ligjit. Kjo supozon të luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar. Rruga është e qartë dhe duhet punuar për realizimin e reformave.

Christine Vasak

Përsa i përket skeptizicmit të disa vendeve europiane, Vasak u shpreh se rekomandimi për Shqipërinë ishte edhe kontribut i Francës, Holandës dhe vendeve të tjera.

Të mos flasim për skepticizëm, por Shqipëria duhet të angazhohet për përmbushjen e reformave.

Christine Vasak

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?