Selia e Partisë Demokratike

Politikë

Ambasadorja franceze në Tiranë takim me kreun e PD Lulzim Basha

5 Maj 2021, 16:59| Përditesimi: 5 Maj 2021, 17:17

  • Share

Ambasadorja Franceze në Shqipëri, Elisabeth Barsacq ka zhvilluar një takim në selinë blu me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në fokus të takimit është procesi zgjedhor i 25 prillit, të cilin PD e ka cilësuar si ‘masakër elektorale’.

Pak ditë më parë Basha zhvilloi një takim me shefen e misionit të OSBE/ODIHR, Ursula Gacek dhe më pas me Ambasadorin Italian, Fabricio Buci.

Fokusi i takimeve ishin pikërisht zgjedhjet e 25 prillit, në një kohë kur OSBE-ODIHR pritet që të nxjerrë raportin përfundimtar mbi parregullsitë dhe rekomandimet e tyre mbi procesin zgjedhor. Në raportin paraprak, OSBE dhe Këshilli i Evropës deklaroi se po rivendoset besimi te zgjedhjet duke theksuar se procesi i votimeve në 25 prill ishte transparent dhe i qetë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?