Ambasadorja franceze Elisabeth Barsacq

Ambasadorja franceze për amnistinë fiskale: Nuk do të ishte e favorshme për Shqipërinë! Fenomeni i emigrimit nga La Mansh duhet trajtuar ja vetëm nga Anglia, por edhe nga BE

9 Nëntor 2022, 16:47| Përditesimi: 9 Nëntor 2022, 16:53

  • Share

KORÇË- Ambasadorja e Francës në Shqipëri Elisabeth Barsacq ka folur nga Korça për amnistinë fiskale, teksa ka kujtuar raport progresin për vendin. Diplomatja franceze tha se në raport thuhet 4 herë se në rast të miratimit të amnistisë fiskale, kjo gjë nuk do të ishte aspak e favorshme. Ajo bëri një krahasim me notat muzikore, kur në vend të një ‘la’-je Shqipëria mund të japë një ‘si’ dhe kjo sipas saj do të ishte keq për ata që dëgjojnë.

Çfarë do të ndodh nëse qeveria nuk do të heq dorë nga amnistia fiskale?

‘Fillimisht unë nuk jam shprehur kundër amnistisë fiskale, por shpresoj dhe besoj që e keni lexuar të gjithë raportin e progresit përsa i përket Shqipërisë. E keni lexuar? (pyet gazetarët) Sa herë përmendet amnisti fiskale në këtë raport? Në raport thuhet 4 herë se në rast të miratimit të amnistisë fiskale, kjo gjë nuk do të ishte aspak e favorshme. Por unë përsa i përket këtyre që doni të dini ju, unë nuk jam personi i duhur që mund të përgjigjem. Do të doja të bëja një krahasim për ju dhe të gjithë dëgjuesit tuaj. Kur shkoni të ndiqni një koncert mund ta vini re se të gjithë muzikantët e orkestrës, së pari koordinohen të kenë të gjithë një “la”. Tani Shqipëri është duke përshtatur, prandaj ajo duhet të synojë të përshtatet me këtë notë. Në vend që të luaj një la, mund të luaj një “si”, por kjo është shume e keqe për veshët e atyre që po dëgjojnë.'- tha diplomatja franceze.

Ambasadorja franceze ka refuzuar të komentoj protestën e thirrur nga opozita, duke thënë se nuk do të përfshihet në çështjet e brendshme politike. Sa i përket fenomenit të emigrimit të shqiptarëve nga kanali i La Manshit, Barsacq u shpreh se çështja duhet trajtuar, jo vetëm nga Britania e Madhe, por edhe nga vendet e BE-së.

‘Përballë Britanisë nuk është vetëm Franca si kufi ajo ndan kufirin detar edhe me 3 vende të tjera (Belgjika,Hollanda dhe Gjermani). Çështjet duhen trajtuar jo vetëm nga Britania e Madhe, por edhe nga vendet e BE, është një çështje që nuk mund të zgjidhet apo diskutohet vetëm në gjirin e një shteti siç është Anglia. Dua të theksoj se Franca është anëtare e bashkimit europian dhe si e tillë ajo nuk mund të trajtojë çështje të ndryshme në marrëdhënie dypalëshe ato trajtohen në gjirin e gjithë shteteve të BE, kjo është situata kjo është zgjidhja.’- tha ambasadorja franceze.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?