Ambasadorja franceze: Qeveria reforma të guximshme, opozita të ulet në dialog

4 Mars 2019, 22:06| Përditesimi: 4 Mars 2019, 22:09

  • Share

Pranvera e Frankofonisë në Shqipëri ka nisur këtë të hënë, për të vijuar deri në fund të marsit me aktivitete të ndryshme muzikore, teatrale, kinematografike, kërcim, letërsi apo ekspozita. Këtë vit vendi i nderit i është lënë kinemasë me shfaqjen e 9 filmave të ndarë në 2 cikle: klasikë të kinemasë franceze dhe kinema e vendeve frankofone (Franca, Sllovenia, Kanadaja, Zvicra, Egjipti, Rumania), por edhe teatrit, me premierën “Antigona” nga Jean Anouilh. As muzika nuk mbetet pas me organizimin e 4 mbrëmjeve (muzikë klasike, xhaz dhe elektronike). Letërsia gjithashtu do të jetë në program me dy takime të shkrimtarëve francezë dhe frankofonë.  Teatri përfaqësohet me premierën “Antigona” që vjen më 9 mars në Teatrin Kombëtar Eksperimental, për të vijuar me 4 mbrëmje muzikë klasike, xhaz dhe elektronike, ku në bashkëpunim me Teatrin e Operas dhe Baletit do të organizohet një koncert klasik me kompozitorë frankofonë. Letërsia gjithashtu do të jetë në program me dy takime të shkrimtarëve francezë dhe frankofonë.

Ambasadorja e Republikës Franceze në Shqipëri znj. Christina Vasak në një konferencë për median iu është përgjigjur edhe pyetjeve lidhur me situatën aktuale politike, që ka marrë gjithë vëmendjen kohët e fundit. Ajo u ka barë apel politikanëve shqiptarë që të ulen në tryezën e dialogut duke u shprehur se: “Edhe frankofonia ka një aspekt të saj politik që ka të bëjë me universialitetin e saj me prani në 5 kontinente.  Fakti që një demokraci si kjo në Shqipëri, mbështetet në dialogun politik, nënkupton një dialog midis qeverisë dhe opozitës, dhe se parlamenti është vendi natyral për këtë dialog, i pari dhe para se gjithash. Reformat e guximshme që janë ndërmarrë, duhet patjetër të vazhdojnë sepse kanë të bëjnë me një realitet konkret, që lidhet me besimin që populli shqiptar duhet të ketë në institucione”, tha ambasadorja franceze Christina Vasak, duke shtuar më tej: “Ne ju ftojmë të gjithëve të ndani bashkë me ne këto momente kulturore, momente lumturie, por edhe refleksioni”. Në kuadër të Pranverës Frankofone do të zhvillohen edhe konferenca mbi barazinë gjinore, forumi i grave, një forum ekonomik, tryeza të rrumbullakëta universitare, si edhe një darkë gastronomike sipas stilit francez. Ambasadorja Vasak u shpreh për natyrën e këtyre konferencave se “Siç e kuptuat, frankofonia shkon përtej gjuhës, është një univers vlerash që nxit kuriozitetin e njerëzve prandaj kemi qenë të kujdesshëm që të gjitha këto vlera t’i përfshijmë në programin e pranverës frankofone.”

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?