TIRANE-Ambasadorja e Suedisë në Shqipëri Elsa Håstad në një intervistë për emisionin 'Pa Protokoll' në Report Tv tregoi si është kryer kthimi i suedezëve në vendin e tyre dhe a janë futur në karantinë të detyrueshme. Elsa Håstad tha se numri i suedezëve të riatdhesuar nga Shqipëria në vendin e tyre është mbi 20 persona.
Si keni vepruar me suedezët që ngecën këtu për shkak të covid-19?
Ambasadorja- Ne kishim qytetarë suedezë në Shqipëri të cilët familjet e tyre por në momentin u morën masat për koronavirusin në Shqipëri u bllokuan. Kështu që ne u angazhuam që ti ndihmojmë ata dhe përdorëm rrjetet sociale për ti informuar ata por edhe për avionët që do të vinin në dispozicion.
Po ashtu ne kemi bashkëpunuar me kolegët nga Kosova dhe nga Gjermania me ambasadoret suedezë që të kthehen në shtëpitë e tyre. Planifikuam të ndihmonim çdokënd që dëshironte të kthehej në Suedi.
Sa qytetarë keni kthyer ne Suedi gjatë kësaj kohe?
Ambasadorja- Nuk kam një shifër të saktë por ndoshta 20 ose 30, pra nuk janë shumë. Ajo që është e rëndësishme është që ndihmuam çdokënd që dëshironte të kthehej në Suedi. Ata duhet të paguanin vetë për biletat e tyre ndërsa ne i ndihmuam ata që të organizonin fluturimin që të shkonin atje, logjistikën dhe gjithçka tjetër.
Kur ata kthehen në Suedi a qëndrojnë në karantinë?
Ambasadorja-Jo ata shkojnë në shtëpi. Ne nuk e kemi sistemin e karantinimit. Disa pozicione pune e kanë dhe për këtë arsye duhet të bëjnë karantinë vetë në shtëpitë e tyre.
Nuk është problem që këta vijnë nga Shqipëria që është me covid-19?
Ambasadorja- Jo duhet të bësh karantinë vetë në shtëpi.