Ambasadorja izraelite në Tiranë: Nuk duam të vriten civilë në Gaza, duam të shkatërrojmë infrastrukturën e Hamasit

13 Tetor 2023, 18:31| Përditesimi: 13 Tetor 2023, 18:55

  • Share

Ambasadorja izraelite në Tiranë, Galit Peleg në intervistën e transmetuar sot për Report TV tha se objektivi i Izraelit është shkatërrimi i infrastrukturës së Hamasit në Gaza. Zbulon se Hamasi ka bazat poshtë xhamive, poshtë shkollave apo poshtë spitaleve.  

Ka një mbështetje ndaj qeverisë për të qenë e bashkuar, dhe për të luftuar kësaj radhe me qëllimin e vetëm të shkatërrohet gjithë infrastruktura e Hamasit. 

 Prandaj aviacioni izraelit po bombardon në Gaza, me qëllimin e vetëm goditjen e bazave të Hamasit. Ne nuk duam të vriten civilë, edhe pse e dimë mirë se civilë janë vrarë. Por nuk është asnjë moment qëllimi ynë. Por, ajo që do t’ju them tani është e paimagjinueshme, e pandodhur më parë. Ushtria izraelite i merr në telefon qytetarët e thjeshtë në Gaza, në celularin e tyre personal, dhe ju thotë largohuni se do të ketë bombardime. 

 Këto janë dëshmi të vetë qytetarëve palestinezë, tani më tregoni ju një ushtri tjetër në botë që të telefonon 2 orë para dhe të thotë largohu se mund të vritesh.

Por Hamasit nuk i intereson kjo gjë, ata duan që njerëzit e tyre të vriten. I kanë bazat e tyre poshtë xhamive, poshtë shkollave apo poshtë spitaleve siç kanë një nga bazat e rëndësishme. Ata e dinë që ne nuk do t’i bombardojmë. Dhe ju them një gjë, ne e dimë ku i keni ju bazat tuaja. 

Pa harruar raketat, që gjatë sulmit janë lëshuar me mijëra të tilla. Ata i përdorin këto vende që kanë një numër shumë të lartë me popullsi pasi është një zonat me densitetit më të lartë me banorë. Ne e dimë me saktësi, ku i kanë, por nuk do t’i bombardojmë pasi e dimë që ka dhe shumë civilë.

Ata janë thjeshtë frikacakë që sakrifikojnë popullsinë e tyre, me qëllim që t’i thonë botës shikoni, Izraeli po vret civilë. Por kjo nuk është e vërtetë ata vetë po vendosin me qëllim civilët dhe nuk ju intereson shumë jeta e tyre. Ajo që po ndodh në Gaza është një mobilizim i ushtrisë izraelite për të shkatërruar infrastrukturën e Hamasit."


Lajmi kryesor:

Ambasadorja izraelite për Report Tv: Irani trajnon e armatos militantët e Hamasit! Vetëm luftë me ta! Paqen e negociojmë me autoritetet palestineze


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?