Ambasadorja izraelite për Report Tv: Hamasi kreu masakër të ngjashme me holokaustin, 1300 të vdekur! 40 foshnjave iu është prerë koka

13 Tetor 2023, 18:28| Përditesimi: 13 Tetor 2023, 18:39

  • Share

 

Ambasadorja izraelite në Tiranë, Galit Peleg, në intervistën me gazetarin Arbër Hitaj në emisionin “Studio Live” në Report Tv shprehet se numri i viktimave nga sulmi i Hamasit tashmë ka shkuar në 1300 dhe mund të rritet.

Ndër të tjera thotë se Hamasi kreu një masakër në Izrael të ngjashme me holokaustin

 Galit Peleg për Report TV: "Që nga java e kaluar, Izraeli ka përjetuar diçka që nuk e ka përjetuar asnjëherë më parë. Ne kemi një konflikt të hapur me Hamasin në Rripin e Gazës. Çdo sulm terrorist është i tmerrshëm, kudo që ndodh, por kësaj radhe ne u përballëm me diçka të paimagjinueshme. Ajo që ndodhi në Izrael ishte një masakër e vërtetë. Diçka që nuk mund të shpjegohet. Fillimisht është numri i të vrarëve, që ka shkuar në 1300, dhe mund të rritet edhe më shumë pasi ka shumë të tjerë që mungojnë. Afërsisht janë 3000 të plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë dhe nuk e dimë nëse do të mbijetojnë ose jo. Por kemi dhe 100 të tjerë të marrë peng.

Shumë qytetarë izraelitë ishin në shtëpitë e tyre në strehimet e sigurta, dhe këta terroristë kanë shkuar i kanë vendosur flakën shtëpive që të dilnin nga tymi. Shumë dolën që të mos asfiksoheshin, dhe u vranë, por më parë u torturuan në mënyrë makabre. Edhe pse kanë kaluar shumë ditë, aty ende ka aromë vdekje.

Sot një mjek i njohur në Izrael që kishte qenë në zona ku ka patur shpëthime në restorante apo në shpërthime bombash në disa autobuze, ishte duke folur dhe po dridhej. Kjo ka qenë një masakër e paparë ndonjëherë më parë.

Nuk e di nëse duhet apo jo t’i them këto gjëra, por njerëzit duhet ta dinë të vërtetën se çfarë ka ndodhur atje. 40 foshnjeve iu është prerë koka!

Këto janë gjëra që i kemi parë te ISIS, apo edhe gjatë holokaustit, por si kemi parë në situate të tjera. Dhe fëmijët para se tju pritej koka janë torturuar.

Nuk mund ta kuptoj dot cila nënë mund të rrisë një fëmijë të tillë. Por besoj jo në mënyrë njerëzore" 


Lajmi kryesor:

Ambasadorja izraelite për Report Tv: Irani trajnon e armatos militantët e Hamasit! Vetëm luftë me ta! Paqen e negociojmë me autoritetet palestineze


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?