Ambasadorja Yuri Kim

Ambasadorja Kim apelon serish: Lëvizni me urgjencë, Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale brenda vitit

27 Nëntor 2020, 15:01| Përditesimi: 27 Nëntor 2020, 15:13

  • Share

Ambasadorja Kim apelon serish: Lëvizni me urgjencë, Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale brenda 2020-ës

Një tjetër apel i fortë i ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese në vend.  Ambasadorja Kim bën thirrje që palët të lëvizin me urgjencë për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese para datës 31 dhjetor.

 “Takimi i djeshëm tregon bashkëpunimin e KED, Presidencës dhe Parlamentit për të vepruar me urgjencë në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias. Sjell një hap më afër një Gjykate Kushtetuese që funksionon deri më 31 Dhjetor. Palët përkatëse duhet të vazhdojnë të lëvizin me urgjencë”, shkruan Yuri Kim në Twitter.

Ambasadorja e SHBA i referohet kështu mbledhjes së djeshme në Këshilli e Emërimeve në Drejtësi, i cili pas 6 orësh diskutime, vendosi ndalimin nga kandidimi të 3 gjyqtarëve për 2 vakancat në Gjykatën Kushtetuese dhe la në fuqi kandidimin e 3 gjyqtarëve Sonila Bejtja, Altin Binaj dhe Aleksandër Toma që ishin miratuar më herët.

Vetëm dy ditë më parë ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së, Yuri Kim dhe Luigi Soreca, zhvilluan një takim me kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Vitore Tusha, ku e ritheksuan domosdoshmërinë e  që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale brenda 31 dhjetorit.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 27/11/2020 19:48

    Oj ambasadore kështu e kemi ne fatkeqësisht, ”prit gomar se del bar” kështu punojm ne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?