Yuri Kim

Ambasadorja Kim mesazh për gratë me thënien e Skënderbeut: Bashkimi bën fuqinë! Përpjekja për dallime sjell vetëm përçarje

15 Dhjetor 2022, 11:02| Përditesimi: 15 Dhjetor 2022, 12:13

  • Share

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka dhënë mesazh për gratë, të cilave i thotë se duhet të vendosin ku duan të jenë dhe cfarë duan të bëjnë me jetën e tyre. Gjatë aktivitetit “Fuqizimi ekonomik i grave dhe perspektivave gjinore”, Kim tha se SHBA mbështet përpjekjet e grave për të arritur suksese në jetë.

“Bashkimi bën fuqi”, thënia e Skënderbeut është një nga thëniet e mia të preferuara. Nëse ju nuk doni të jeni atje, vendi i gruas është ku gruaja dëshiron të jetë. Gratë, në fakt e ndihmojnë njëra tjetrën. Arsyeje pse kam bërë kaq sa kam bërë, jo vetëm se kam punuar shumë, por kam dashur të jem këtu.

Mendoj për atë që tha Skënderbeu se; bashkimi bën fuqi, duhet të mendojmë dhe për të kundërtën e saj, që ndarja mbjell ndasi. 

Përpjekja për të krijuar dallime, burra gra, veri jug, geg toskë, të gjitha këto dallime të vogla, kjo parti ajo parti, nuk janë për përfitimin tuaj. Në fakt sjellin ndarje. Forca jonë si gra qëndron në unitetin tonë dhe jo në ndarje. Jam shumë krenare që SHBA mbështet përpjekjet e grave se çfarë duan të jenë në fund të ditës dhe ku duan të jenë. Ne do t’iu ofrojmë mjetet sepse në fund bëhet fjalë për jetën tuaj dhe ju vendosni se çfarë doni të jeni dhe ku doni të shkoni”, tha Kim.


Lajmi kryesor:

Fuqizimi ekonomik i grave, Veliaj: Në drejtimin e Tiranës ka më shumë gra! Kim: Krenare që SHBA i mbështet


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?