Kronikë

Ambasadorja Kim pelegrinazh tek Kisha e Shna Ndout: Thashë një lutje të veçantë, ju ndihmoftë

13 Qershor 2021, 22:41| Përditesimi: 14 Qershor 2021, 07:54

  • Share

Edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka vizituar Kishën e “Shna Ndout” në Laç në peligrinazhin që është bërë natën e 12 dhe 13 qershorit.

Vetë ambasadorja Kim ka postuar në rrjetet sociale një foto gjatë peligrinazhit dhe shprehet se ka bërë edhe një lutje të veçantë. Kim tregon se nuk e kishte imagjinuar kurrë se do të gjente në Shqipëri “Anthony of Padova” .

“Si mijëra njerëz në Shqipëri, vizitova Kishën e Shna Ndout në Laç këtë mbrëmje për të thënë një lutje të veçantë. Kur isha duke u rritur në Guam, shkova në Shkollën Shën Anthony. Unë kurrë nuk mund ta imagjinoja se një ditë se do ta gjeja Anthony of Padova në Shqipëri. Shën Anthony na ndihmoftë të gjejmë atë që ka humbur. Ju ndihmoftë!” tha Yur Kim.

Kulmoi dje në mbrëmje dhe mëngjesin e ditës së sotme pelegrinazhi i 13 javëve në Kishën e Shna Ndout në Laç. Mijëra pelegrinë i janë drejtuar vendit të shenjtë për të gjetur ngrohtësi shpirtërore, duke drejtuar lutjet e tyre për qetësi, shëndet, harmoni dhe begati. Shumë prej tyre e kalojnë natën pranë ambienteve të kishës. Ndryshe nga një vit më parë ku besimtarët e kanë mbajtur pelegrinazhin nën masat anti-COVID, këtë vit ata ishte më të lirë pasi lejohen grumbullimet.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?