Ambasadorja Yuri Kim

Ambasadorja Yuri Kim eksploron Shqipërinë, vizitë në Parkun Kombëtar të Butrintit

8 Korrik 2020, 07:40| Përditesimi: 8 Korrik 2020, 10:50

  • Share

Ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim ka vizituar ditën e djeshme qytetin antik të Butrintit.  Në këtë vizitë ambasadorja është  shoqëruar nga drejtori i Parkut Kombëtar të Butrintit Eri Sulo.

Që nga fillimi i javës, diplomatja amerikane ka qenë në jug të Shqipërisë, ku është njohur me bukuritë e zonave.

Të hënën ajo ishte në Vlorë, ku dha mesazhin se në Shqipëri duhet të zbatohet  ligji në mënyrë që sipërmarrësit amerikane të investojnë këtu. Diplomatja amerikane gjatë bashkëbisedimit me kryebashkiakun Dritan Leli e vuri theksin tek reforma në drejtësi. Kim tha se nëse zbatohen ligjet, atëherë e gjithë Shqipëria do të ecë përpara.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?