Vlora Hyseni dhe Yuri Kim ne ambientet e SHISH

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim takon drejtoreshën e SHISH: Me rëndësi bashkëpunimi i fortë SHBA-Shqipëri në sigurinë kombëtare dhe inteligjencë

8 Qershor 2023, 14:08| Përditesimi: 8 Qershor 2023, 14:24

  • Share

Ambasadorja e SHBA-së ishte sot në zyrat e Shërbimit Informativ Shtetëror për të takuar drejtoreshën Vlora Hyseni për ta ururuar për emërimin e ri dhe për t'i uruar suksese në këtë rol të rëndësishëm.

“Të dy ranë dakord për rëndësinë e bashkëpunimit të fortë SHBA-Shqipëri në sigurinë kombëtare dhe inteligjencën“ shkruhet në një postim në tëitter.

 Ambasadorja Kim shprehu gjithashtu mbështetjen për përpjekjet e reja për të siguruar që Shqipëria të jetë në gjendje të përballojë me efektivitet sfidat.

Vlora Hyseni u dekretua nga presidenti Bajram Begaj në krye të SHISH më 3 prill 2023. Ajo vjen në këtë post pas largimit të Helidon Bendos, pasi  u largua për një trajnim të gjatë në Shtetet e Bashkuara duke dhënë dorëheqjen dhjetorin e kaluar. Hyseni erdhi si propozim i kryeministrit Edi Rama, i cili në argumentet e bëra publike në 17 mars 2023, tha se “është besim plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar”.

Hyseni ka punuar në Agjencinë Kombëtare të Inteligjencës së Kosovës nga viti 2019, për t’u shkarkuar në mesin e vitit 2021 nga presidentja Osmani.

Në shtator të vitit 2021, Vlora Hyseni u zgjodh të punonte si këshilltare e kryeministrit Edi Rama. 

 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 08/06/2023 14:38

    Amerika do qe te kete nen kthetrat e saj cdo institucion te vendit dhe pastaj jemi nje vend (demokratik) e mori lumi kete vend vk

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?