Listat e kandidatëve për deputetë/ Yuri Kim në Elbasan takim me Ballën dhe Bardhin! Kryemadhi: Folëm për fushatën elektorale

10 Mars 2021, 10:41| Përditesimi: 10 Mars 2021, 13:30

  • Share

ELBASAN- Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka udhëtuar ditën e sotme drejt qytetit të Elbasanit. Fokusi i vizitës në këtë qytet janë zgjedhjet e 25 prillit, teksa ka zhvilluar takime me drejtuesit politikë të këtij qarku, ku fillimisht është takuar me drejtuesin politik të PS-së, Taulant Balla, më pas e Gazmend Bardhin e PD-së, me kryetaren e LSI dhe të parën në listë për Elbasanin, Monika Kryemadhi. 

Ndërkombëtarët, e në veçanti Kim, ka bërë thirrje të herëpashershme që emrat e kandidatëve për deputet të jenë me integritet, madje 3 ditë më parë diplomatja amerikane përcolli një mesazh të fortë duke thënë se do të jetë pikërisht hartimi i listave që do të vërtetetojë sa të përkushtuar janë liderët e partive politike për integrimin në BE.  

Përballja në qytetin e Elbasani është shumë e fortë, mes Taulant Ballës nga PS-së, Gazment Bardhit nga PD, Monika Kryemadhit nga LSI dhe Rudina Hajdarit nga partia "Nisma Thurje".

1615369835_KIM1.jpg

Ambasadorja Yuri Kim në Elbasan

Ora 13:40
Kim nis takimin me Hajdarin

 

Pasi ka takuar Taulant Ballën, Gazment Bardhin, Monika Kryemadhi, ambasadorja e SHBA-së, ka zhilluar një takim edhe me deputeten Rudina Hajdari.

 

Ora 12:55
Kryemadhi pas takimit me Kim: Folëm për fushatën elektorale! Kryeprokurori i Elbasanit në konflikt interesi, vëllai i tij i 3-ti në listën e PS

 

Kryetarja e LSI-së, në përfundim të takimit me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim tha se u diskutua për fushatën elektorale, e ndërsa tha se LSI synon që në qarkun e Elbasanit të marrë 4 mandate.

"Diskutuam për fushatën elektorale në të gjithë qarkun e Elbasant, ku ajo që ne diskutojmë ka rëndësi që t'i krijojmë shanse të gjithëve që të votojmë, të mos u ushtrohet presion qytetarëve dhe administratës për votën. Kryeprokurori i Elbasanit në konflikt interesi, vëllai i tij i 3-ti në listën e PS. Elbasani është qyteti më elitar sa i përket intelektualëve, forcës së gruas dhe rinisë, lista fituese e LSI i jep një shans të jashtëzakonshëm grave dhe vajzave për të qenë. Sa deputetë do marrim? Do luftojmë për të 4-tin, Rama ka Taluantin të 8 kështu që mos kini merak", tha Kryemadhi.

Ora 12:53
Kim nuk ka përfunduar takimin me Kryemadhin, Rudina Hajdari kthehet pas

 

Deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari dhe njëkohësisht e para në listë për Elbasanin të "Nismës Thurje" është detyruar të kthehet pas. Kjo për shka se ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim nuk kishte përfunduar takimin me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin. Kim dhe Hajdari do të konsumojnë së bashku drekë.

Ora 12:05
Kryemadhi në Elbasan: S'është takim, është thjesht një kafe me Kim për relaks

 

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka mbërritur në Elbasan ku pritet që takohet më ambasadoren Yuri Kim. Ajo është shprehur se ky takim është "thjesht një kafe".

" Gjithë kjo pritje madhështore, (u drejtohet gazetarëve) mirë do ishte që të filmonit këta njerëzit që nuk kanë bukë të hanë, që i ka mbytur në taksa Edi Rama, sesa të na filmonit ne që hymë kafe në pushim. Po të kisha takim e bëja në Tiranë në zyrë. Pse Elbasani? Ka nevojë për pushim ambasadorja", tha Kryemadhi.

Ora 11:46
Kim në Elbasan përfundon takimin me Gazment Bardhin! Pritet të takohet me Kryemadhin

1615373219_Kim.JPG

Përfundon takimi i ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim me drejtuesin politik në PD Gazment Bardhin. 

 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • BENI: 10/03/2021 23:58

    SHIFI FILXHANIN KIMIT MONA,,,SE NE ZGJEDHJE 1% DO MARRESH,,,OSE 2 DEPUTETE....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?