Ambasadori britanik në Serbi, Edward Ferguson

Ambasdori britanik në Beograd: Britania mbështet minierat e litiumit, por vendimin e merr qeveria serbe

20 Gusht, 08:41| Përditesimi: 20 Gusht, 13:22

  • Share

BEOGRAD - Ambasadori britanik në Serbi, Edward Ferguson, ka deklaruar të hënën e 19 gushtit se qeveria britanike e mbështet zhvillimin e mëtejshëm të projektit Jadar, por nëse ky projekt do të vazhdojë apo jo do të jetë tërësisht në duart e autoriteteve serbe.

Në përgjigjen e Fergusonit ndaj një letre të hapur dërguar atij nga një grup ish studiuesish të programit British Chiving, në të cilën ata shprehnin shqetësimet e tyre për minierat e litiumit në Serbi, ambasadori britanik theksoi se qeveria e vendit të tij mbështet zhvillimin e mëtejshëm të projektit Jadar si një e drejtë sovrane e kombit partner, por edhe për shkak të besimit se ai është një projekt i rëndësishëm strategjik për rritjen dhe zhvillimin e ardhshëm të Serbisë.

'"Nëse projekti Jadar do të zbatohet me përpikmëri, do t'i japë Serbisë një shans për të ndërtuar një zinxhir të plotë vlerash të lëvizshmërisë elektrike, nga lëndët e para te automjetet elektrike dhe për t'u pozicionuar në zemër të tranzicionit energjetik evropian", tha Edward Ferguson.

Më 19 korrik 2024 Kancelari gjerman Olaf Scholz, nënpresidenti i Komisionit të BE-së, Maros Sefcovic, dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç nënshkruan në Beograd një marrëveshje bashkëpunimi për shfrytëzimin e lëndëve të para dhe për prodhimin e baterive, veçanërisht për makinat elektrike.

Marrëveshja do të mundësojë nxjerrjen litiumit, një metali i rrallë dhe jashtëzakonisht i kërkuar, nga një minierë në Luginën e Jadarit në Serbinë Perëndimore. Mirëpo kjo gjë jo vetëm ka shkaktuar zemërim mes fermerëve, aktivistëve mjedisorë dhe qytetarëve të thjeshtë për shkak se minierat e litiumit ndotin ujërat nëntokësore me metale të rënda, por gjithashtu është kthyer në një fushë beteje ndërmjetëse e përpjekjeve të Perëndimit për të nxjerrë vendin nga orbitat e Rusisë, aleatit të saj tradicional dhe Kinës.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?