Ambiente të kufizuara dhe vonesa në gjykim në Lezhë, avokatët: Harta e re gjyqësore ka shtuar kaosin! Aurel Arapi: Problem kryesor mbetet mungesa e hapësirës

27 Dhjetor 2023, 22:02| Përditesimi: 27 Dhjetor 2023, 22:21

  • Share

Mungesa e ambienteve në Gjykatën e Lezhë dhe vonesat në gjykim janë problematikat kryesore që po përballen avokatet, me ndryshimet e hartës së re gjyqësore që u aplikuan për herë të parë në maj të këtij viti. Shqetësimi është ngritur nga Dhoma Vendore e Avokatisë në Lezhë, sipas së cilës është shtuar kaosi në sistemin e drejtësisë.

“Mungojnë ambientet ku ne avokatët të duhet të kemi togat tona, aty të diskutojmë midis avokatëve dhe në momentin që do të futeshim në sallë të ishim më të përgatitur. Prej muajsh nuk caktohet data për shqyrtimin e çështjeve të mbartura pa u gjykuar nga gjyqtarët e transferuar nga gjykata jonë”,- është shprehur Elton Laska, kryetari i Dhomës së Avokatisë në Lezhë.

Problematikat u pranuan dhe nga Kryetari i Komanduar i Gjykatës së Lezhës Aurel Arapi. Sipas tij, problem kryesor janë mungesa e ambienteve.

Prej muajit tetor të këtij viti në Gjykatën e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë e cila i shërben të gjithë qarkut janë emëruar dhe 6 gjyqtar të rinj nga 2 që kishin ngelur më pare. Plotësimi i vakancave pritet të shmange vonesat dhe të japë ndikim pozitiv në gjykimin e çështjeve penale dhe civile.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?