Një ambulancë e cila po transportonte një të infektuar me COVID për në spital, u aksidentua me një makinë tjetër në aksin nacional Korçë-Devoll, te kryqëzimi i fshatit Tren.
Ambulanca është përplasur me një mjet tip Benz, ndërsa brenda saj ka qënë një i sëmurë me COVID i cili po transportohej në spital.
Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
I sëmuri më pas është dërguar në spital me një ambulancë tjetër, për të marrë ndihmën e nevojshme nga bluzat e bardha.
Policia ndërkohë po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.