Kronikë

Ambulanca përplaset nga makina dhe përmbyset në rrugë tek 'Shkëmbi i Kavajës', plagosen pacientja dhe infermierja (VIDEO)

6 Mars, 15:51| Përditesimi: 6 Mars, 16:04

  • Share

DURRËS-Një aksident ka ndodhur ditën e sotme, pranë shkëmbit të Kavajës në Durrës, ku një ambulancë është përplasur nga një makinë.

Si pasojë e përplasjes ambulanca ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë.

Ambulanca vinte nga Berati dhe po transportonte një 65-vjeçare në drejtim të Tiranës, e cila shoqërohej nga një i afërm i saj dhe një infermier.

Si pasojë e aksidentit mësohet se kanë mbetur të lënduar personat që ishin në ambulancë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket vendimi i qeverisë për të mbyllur me një vit Tik Tok?