Foto ilustruese

Sociale

Amendimi/ Përgatiten ndryshime në ligjin për dëmshpërblimin e të përndjekurve

21 Korrik 2018, 07:50| Përditesimi: 21 Korrik 2018, 07:58

  • Share

Qeveria ka vendosur që të bëjë disa ndërhyrje në ligjin “Për dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë” duke përcaktuar një ndarje të re për disa kategori të veçanta. Ministria e Financave dhe Ekonomisë duket se është ende duke finalizuar draftin që do të bëhet publik por ka bërë me dije paraprakisht se qëllimi i ndryshimeve lidhet me mundësimin e të drejtës ligjore që gëzojnë ish të përndjekurit e regjimit komunist, të cilët janë ende në jetë dhe bëjnë pjesë në kategorinë parësore, të përfitojnë gjithë shumën e miratuar të dëmshpërblimit financiar, sipas parashikimeve të kuadrit ligjor në fuqi.

Objektiv i ndryshimeve është përmbyllja përfundimtare e procesit të dëmshpërblimit për ata ish-të dënuar që kanë vuajtur vetë dënimin gjatë regjimit komunist, ende në jetë. Së dyti heqja e raportit të përcaktuar të fondit të miratuar, ku 70% i vihej në dispozicion kategorisë parësore dhe pjesa tjetër i shpërndahej kategorisë së trashëgimtarëve.

Po kështu do të bëhet dëmshpërblimi i plotë, për të gjithë ata ish të dënuar, të cilët janë ende në jetë, por që për shkak të kufizimeve aktuale të kuadrit ligjor në fuqi, ku përcaktohet ndarja e shumës së dëmshpërblimit në 8 këste, me vlerë maksimale 1 000 000 lekë, nuk kanë marrë gjithë shumën e miratuar të dëmshpërblimit. Ndërkohë që, ekzistojnë subjekte parësore, të cilat e superojnë këtë vlerë (8 x 1 000 000 lekë).

Komento

Komente

  • I pa besushmi: 21/07/2018 10:36

    Boll me kete shtrese te privilegjuare!vota e tyre nuk ka vleree shume se e te tjereve, persekutohet nje popull I gjithe per keta njeres!!!perse???paguan pensionistet,taksapaguesit dhe sa kohe do vazhdoje???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?