Një kamerë e fshehtë e bërë nga disa aktorë të një formati televiziv ndaj ish-banorit të ‘Big Brother VIP Albania 4’, Zebërvokit, ka shkuar keq.
Në videon e postuar nga formati ‘Andale’, tre aktorët të maskuar si fansa të reperit Gjesti (edhe ky banor i BBVIP), i kane shkuar Zebërvokit në ambientin që ai po konsumonte kafen, dhe gjithçka ka përfunduar në përleshje.
Gjatë përplasjes, ish-banori i ‘Big Brother VIP’ iu ka drejtuar armën aktorëve, të cilët i kanë thënë se është e gjitha një kamerë e fshehtë. Ndërsa përplasjet fizike me shtyrje të Zebërvokit ndaj aktorëve të Andales nuk u ndalën.
Kujtojmë që Zebërvoki, i cili emrin e vërtetë e ka Marius Dervishi, është punonjës i Policisë së Shtetit. Ai gjithashtu është aktor dhe autor i disa filmave.
Komente

Aktrimi shumë i dobët, kuptohet që janë duke recituar.
PërgjigjuSe ceshte kjo kamer e fshehte ti shkosh dikujt ne grup me leve me vete dhe ta rrembesh qofshi ju qe jeni?!!!Pse ju iku zeri nga Arama se ishit trima deri ne ate moment?!Po ti kishte ren ndnj infrakt botit cdo benit ju?
Përgjigju