Anija 'Amerigo Vespucci'

Sociale

'Amerigo Vespucci' vjen nesër në Durrës, anija më e bukur në botë 'sjell' edhe 'Giro D’Italia 2025'! Prezantohet gara e famshme e çiklizmit që do të nisë nga Shqipëria

7 Prill, 11:29| Përditesimi: 7 Prill, 11:41

  • Share

“Amerigo Vespucci”, e cila është nisur nga porti i Ortonës në Itali, pritet të mbërrijë në Durrës nesër 8 prill. E konsideruar si anija më e bukur në botë, ajo do të qëndrojë në qytetin bregdetar deri në 11 prill.

Ndalesa në Durrës do të jetë e para nga dy të planifikuara jashtë vendit në turin e Mesdheut, së bashku me atë në Valetta të Maltës të planifikuar nga data 25 deri më 29 prill.

Në ceremoninë e pritjes të martën në orën 09:15 do të jetë i pranishëm edhe ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, i cili do të takojë homologun e tij shqiptar në bordin e Vespuccit. Pjesëmarrës do të jetë gjithashtu edhe ambasadori italian në Shqipëri Marco Alberti. Në të njëjtën ditë janë planifikuar një sërë aktivitetesh ku do të jetë edhe  kryeministri Edi Rama.

Të mërkurën, në orën 12:00, do të mbahet edhe një konferencë për shtyp për prezantimin e Giro d'Italia 2025, një nga garat çiklistike më të famshme në Evropë, që këtë vit do të nisë Shqipëria.

Nisma e turit botëror të anijes Amerigo Vespucci dhe e turit mesdhetar lindi nga një ide e ministrit të Mbrojtjes Guido Crosetto dhe mbështetet nga Ministria e Mbrojtjes dhe 12 ministri të tjera, me qëllimin për të rrëfyer dhe ndarë përvojën ndërkombëtare të "Turit Botëror", i cili për 20 muaj ka çuar në 30 vende të botës kulturën, historinë, inovacionin, gastronominë, shkencën, kërkimin shkencor, teknologjinë dhe industrinë që e bëjnë Italinë një vend të vlerësuar në të gjithë botën.

Anija do të jetë e hapur për t’u vizituar edhe nga qytetarët falas, më datat 9 dhe 10 prill, por vetëm duke rezervuar në faqen zyrtare www.tourvespucci.it.

Vizitat në bord do të jenë të disponueshme:

9 Prill:
Vizitat në grup: nga ora 12.30 deri në orën 14.00
Vizita individuale për ata që kanë bërë një rezervim falas në faqe: nga ora 14:00 deri në 21:00
10 Prill:
Vizitat në grup: nga ora 12.00 deri në orën 14.00
Vizita individuale për ata që kanë bërë një rezervim falas në faqe: nga ora 14:00 deri në 21:00.

Xh.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?