Amerika numër rekord të prekurish në 24 orë, viktimat mbi 136 mijë

12 Korrik 2020, 10:44| Përditesimi: 12 Korrik 2020, 10:49

  • Share

Të shtunën Amerika, që është vendi më i goditur nga koronavirusi, ka regjistruar numrin rekord të të prekurve brenda ditës. Siç raporton BBC të shtunën u shënuan më shumë se 66 mijë të prekur, numri më i madh që prej fillimit të pandemisë.

Numri i atyre që kanë ndërruar jetë të shtunën nuk është akoma zyrtar, por të premten ishin 851, duke e çuar numrin total të fatkeqëve që prej fillimit të pandemisë në 136720.

Ndërkohë Trump në daljen e fundit publikë është parë për herë të parë me maskë. Gjatë vizitës në një spital ushtarak në Bethesda, Maryland, disa milje larg shtëpisë së bardhë, presidenti i Amerikës mbante një maskë të zezë.

Për këtë ai u shpreh: "Unë mendoj se është një gjë e shkëlqyeshme ta përdorni maskën kur jeni në spital, kur po flisni me shumë ushtarë dhe njerëz që në disa raste sapo kanë dalë nga salla e operacionit. Unë kurrë nuk kam qenë kundër maskave, por mendoj se duhet të vlerësojmë kohën dhe vendin."

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?