Kosova & Rajoni

Amerika reagon për dorëheqjen e Haradinajnt: Respektojmë pranimin e thirrjes

20 Korrik 2019, 08:42| Përditesimi: 20 Korrik 2019, 12:21

  • Share

Reagimeve për dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, u janë bashkuar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Shkurtimisht duke iu përgjigjur interesimit të Zërit të Amerikës, DASH tha se e respekton pranimin e Haradinajt për tu paraqitur në Hagë në cilësine e dëshmitarit për krimet e luftës në Kosovë.

Shtetet e Bashkuara përgëzojnë respektimin nga ana e tij të thirrjes për t’u paraqitur para Zyrës së Prokurorit të Posaçëm të Dhomave të Posaçme për Kosovën”, tha DASH.

Ramush Haradinaj, i përlotur, doli dje para mediave në Kosovë duke thënë se nuk mund të shkonte në Speciale si kryeministër i Kosovës, pasi kjo do të ishtë një njollë për vendin e tij. Më gjasë, Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme.

G.M./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?