Politikë

SHBA u rikthye/ Berisha 'shpall zyrtarisht' se do shpërbëjë SPAK nëse vjen në pushtet: Armë në dorën e Ramës! Në krah të tij Gjin Gjoni

28 Mars, 21:02| Përditesimi: 29 Mars, 14:43

  • Share

Sali Berisha, me në krah Gjin Gjonin shpalosën programin e PD për ndryshimin e reformës në drejtësi duke përfshirë edhe ato Kushtetuese. Gjatë një tryeze me specialistë pranë PD-së, Berisha përsëriti qëndrimet e tij për dështimin e reformës, ndërhyrjen përmes Komisionit të Venecias dhe rëndësinë e zëvendësimit të SPAK me një strukturë tjetër që, sipas tij, do të respektojë drejtësinë e cenuar nga SPAK.

Argumentet që ai përdori për këtë nismë ishin ato të lakuara së fundmi, me doza të forta akuzash ndaj SPAK-ut dhe stokut të dosjeve të krijuar.

"Nga 130 mijë dosje që ishte, stoku sot është 150 mijë dosje. Ata që flenë mbi dosje dhe të drejtën e shqiptarëve për të pasur një proces ligjor të ndershëm, ata lëshojnë deklarata në mbrojtje të dështimit madhor. Zvarritja e gjyqeve kushton vendit miliarda", tha Berisha.  

Berisha e cilësoi drejtësinë si “një armë në duart e pushtetit” që përdoret për arrestimin e liderëve të opozitës, “eksperiment të ekstremit të majtë” dhe që ka nevojë për një ribërje.

“Reforma në drejtësi ishte një eksperiment i ekstremit të majtë, i fshehtë dhe i përdorur si kurrë më parë, që aplikohet në vende të ndryshme të botës me demokraci të dobët. Platformë e fshehtë dhe u projektua e realizua nga fondacioni Shoqëria e Hapur. Ky fondacion përcaktoi strategji me ndryshime të thella, reformë kushtetuese, sistemi në drejtësi dhe reformën elektorale. Ne kemi kërkuar ndihmën e miqve tanë, “Fondacionit Adenauer”, që të studiohet ky realitet dhe të mos pranohet si tabu, se tabutë janë fenomene tipike për diktaturat dhe demokracitë. Reformat janë konstantja e tij. Reforma u realizua nga ekstremi i majtë. Mohimi i të drejtës së shqiptarëve për proces të drejtë ligjor”, tha kreu i selisë blu, duke lënë të kuptohet nisjen e një fushatë të re për ribërjen e kësaj reformë nga PD-ja.

Argumentet që ai përdori për këtë nismë ishin ato të lakuara së fundmi, me doza të forta akuzash ndaj SPAK-ut dhe stokut të dosjeve të krijuar.

“Nga 130 mijë dosje që ishte, stoku sot është 150 mijë dosje. Ata që flenë mbi dosje dhe të drejtën e shqiptarëve për të pasur një proces ligjor të ndershëm, ata lëshojnë deklarata në mbrojtje të dështimit madhor. Zvarritja e gjyqeve kushton vendit miliarda. Ka zhdukur edhe sigurinë juridike në këtë vend, aq jetike dhe e rëndësishme. Aspekti tjetër është vënia në survejim e gjykatësit nga ana e prokurorit. Nuk ka mendje më të mbrapshtë, përveçse ekstremi i majtë që do të vendosë nën kontroll drejtësinë me metoda dhe mekanizma antikushtetuese. Dhe i bëjnë propagandë reformës. Dhe del ai atje, kreu i Prokurorisë Speciale e thotë se gjykatësi duhet të bëjë atë që themi ne. Sepse segmente të regjistrimeve që u bëjnë gjykatësve, shpërndahen në të katër anët, deri te telefoni im si qytetar dixhital, po, po. Atëherë ta heqim gjykatësin, s’kemi nevojë për ta, kemi prokurorin dhe kaq. Ky është kontroll policesk i paimagjinueshëm”, tha Berisha.

Ai kritikoi strukturën aktuale, duke përmendur faktin se kjo e fundit ka marrë të pandehur tre liderët e opozitës: atë vetë, Ilir Metën dhe Fatmir Mediun. Berisha nuk kurseu akuzat ndaj SPAK, duke e akuzuar për ndërhyrje në sistemin e gjykatave. I shqetësuar për përgjimet që mund t’u jenë bërë gjyqtarëve të ndryshëm, ai deklaroi me revoltë se përgjimet përdoren si mjet shantazhi dhe pretendoi se disa prej tyre kanë përfunduar edhe në telefonin e tij.

“Një Prokurori që në vit elektoral arreston drejtuesit e 3 partive opozitare, si Zajedi i Tunizisë, i cili në dallim nga Zajedi i Tiranës nuk i dhunoi në mes të rrugës publikisht, siç veproi Lukashenko i Tiranës me Ilir Metën. Nuk veproi me marrje mandatesh të Fredi Belerit dhe Ervin Salianjit, pra drejtësia është shndërruar në armë shumë të fuqishme në duart e regjimit. Vështirësia jonë ku është? Ndaj falënderoj edhe fondacionin, se kjo drejtësi ka dënuar apo penalizuar edhe zyrtarë të lartë të PS-së, përfshi edhe Erjon Velinë. Por të dashur miq, ne që kemi përjetuar diktaturën komuniste, e kemi të qartë se diktatura çonte në skuadrën e pushkatimit si kriminelin dhe armikun e partisë apo anëtarin e partisë. Kjo drejtësi kthehet në armë të pushtetit, edhe pse dënon disa zyrtarë të pushtetit, por nuk guxon të prekë kreun e Meduzës. Kjo reformë është produkt i ekstremit të majtë dhe një Shqipëri e pushtetit, duke blloku opozitën dhe rotacionit. Ne kemi vështirësi serioze, sepse atë që kanë shpenzuar dhjetëra miliona për këtë reformë, e kanë të vështirë ta pranojnë dështimin”, tha kreu i PD-së.

Ndërsa takimin me gratë demokratë këtë të shtunë Berisha e shfrytëzoi për të sulmuar BE duke e akuzuar për mbështetje të narkodiktaturës në Shqipëri.

"Kjo narkodiktaturë ka pasur probleme të shumanshme. Së pari, ndonëse shkruhet gjerësisht dhe është analizuar gjerësisht, përsëri edhe lehtë nuk pranohet. Nuk pranohet sepse ndërtimi i kësaj narkodiktature u mbështet nga administrata e shkuar e SHBA, por në njëfarë mënyrë u bekua me heshtje edhe nga BE", tha Berisha. 

Ndonëse e pranon se Shqipëria ka një prokurori, e cila lavdërohet sic thotë në mënyrë të paimagjinueshme gjerësisht, Berisha e akuzon SPAK se mbron qeverinë.

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?