Kultura
Tirana

Amfiteatri destinacioni i preferuar artistik, 'Ben Duro & friends' rikthejnë këngët e liqenit

13 Maj 2019, 11:35| Përditesimi: 13 Maj 2019, 11:37

  • Share

Amfiteatri i Liqenit Artificial do jetë këtë sezon një nga destinacionet më të frekuentuara artistike. Këtë e premton jo vetëm lista e gjatë e aktivitetet të programuara për tu mbajtur në skenën e hapur në natyrë, por edhe emrat që ngjiten në të. Kështu, pas Soni Malajt, Amfiteatri na rezervon një tjetër natë speciale me koncertin live “Këngët e Liqenit”. “Ben Duro & friends” mbledhin në Amfiteatrin e Tiranës me 17 maj jo vetëm nostalgjikët, por edhe këdo që do të dëgjojë muzikë të mirë dhe origjinale.

Këngët e viteve 80 që ky grup artistësh interpretoi te Parku i Liqenit, jashtë sallave të mbyllura e kontrolluara, ishin një shkëndijë lirie dhe rebelizmi. Këngët e liqenit janë tipike tingull i pastër shqiptar, janë melodi që nuk do të vdesin kurrë, sepse janë origjinale, nuk janë kopje të asnjë rryme dhe komercializmi. Ato do të na i risjellë Ben Duro & Friends që vijnë në Amfiteatrin e Tiranës me një repertor nostalgjik.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?