Amfiteatri dhe zonat arkeologjike në Durrës, si Butrinti? Arkeologu: Problem ligji i 2018-ës, s'u dëgjuam, ka ndërhyrje me rrezik

11 Korrik 2022, 14:05| Përditesimi: 11 Korrik 2022, 15:13

  • Share

DURRËS- Plani i Menaxhimit të Zonave Arkeologjike A & B të Qytetit të Durrës është një hap larg miratimit, pasi qeveria e ka hedhur për konsultim publik deri më 3 gusht të këtij vitit. Plani shtrihet nga 2021-shi në 2028-ën dhe si precedent merret partneriteti me AADF-në për krijimin e një fondacioni publik-privat për menaxhimin e Butrintit.

Arkeologu Afrim Hoti, një nga problemet kryesore, që i lë rrugë të lirë menaxhimeve të monumenteve nga privati e shikon në Ligjin për trashëgiminë kulturore dhe muzetë të 2018-ës.

"Para se të hartohet ka pasur diskutime nga specialist, kam qenë vetë pjesëmarrës dhe nuk u morën shumë parasysh sugjerimet që bënë specialistët. Edhe nëse humbim pak para në menaxhim, duhet të fitojmë më shumë ne menaxhimin shkencor, se në menaxhimin ekonomik dhe financiar", tha ai.

Objektivat e një plani të tillë për Durrësin, që i lë mundësinë e hapur menaxhimit nga privati, e organizatave jofitimprurëse, janë thuajse të njëjtat si në rastin e Butrintit, dhe në to renditet ruajtja, mbrojtja dhe valorizimi i zonës. Ndërsa sitet që përfshihen janë; Amfiteatri Romak, Termat Romake, Kalaja e sipërme dhe Itineraret Urbane e të tjera.

Plani synon të afrojë publikun me Amfiteatrin 2000-vjeçar, si dhe bashkë me të rijetësojë Vilën e Mbretit Zog dhe Hotel Vollgën, në të cilat përfshihen edhe ndërhyrje restauruese. Edhe në këtë plan flitet për ndërtime të reja, ku në zonën B, mundësitë me miratimin e Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Materiale, do të jenë më të zgjeruara. Problem mbetet edhe menaxhimi i artefakteve që do të zbulohen. Sipas arkeologut, historia arkeologjike vendase, e lidhur me identitetin tonë duhet të shkruhet  dhe menaxhohet nga studiuesit tanë.

Ndër emrat që e kanë çuar përpara këtë skemë figurojnë edhe atë të Butrintit. Në plan përmendet veçanërisht përfshirja personale e ministrisë së Kulturës, Elva Margariti; Ish-drejtorja e Institutit Kombëtar për Trashëgiminë Kulturore, Arta Dollani, Kozeta Angjeliu e Rudina Zoto. Si dhe ish drejtori i Institutit të Arkeologjisë, Luan Përzhita.

"Instituti i Arkeologjisë nuk e menaxhon,e menaxhon instituti i trashëgimisë kulturore,  janë instituti e tjera të menaxhimit, arkeologjik merret vetëm me gërmimet arkeologjike dhe dokumentimin arkeologjik dhe dokumentin, përgjegjësi penale nga specialist deri tani nuk ka pasur", shtoi Hoti

Kujtojmë se janë një sërë projektesh që po vijojnë aktualisht në këto zona arkeologjike, përfshirë edhe ato kërkimore-shkencore nga Instituti i Arkeologjisë, por “thembra e Akilit”, mbetet Amfiteatri, për vite i lënë në harresë.

"Duhet një kujdes i veçantë nga shteti, është monument i llojit të veçantë, dhe improvizimi në shkallare nuk ka qenë i konsoliduar dhe ka pasur rrezik shembjeje", përfundoi Arkeologu Afrim Hoti.

Ora 18:39
‘Masakruan çdo vlerë të Durrësit antik’ Grida Duma reagon për dhënien me koncesion të Amfiteatrit: Barbarizmi qeverisës  

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka reaguar pas publikimit të draftit që përcakton dhënien me koncesion edhe Amfiteatrin e Durrësit. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, deputetja demokrate thotë se kjo është një masakër që po i bëhet Durrësit.

‘MASAKËR HISTORIKE MBI MIJËRA VITE QYTETËRIM QË I SHPËTUAN MËSYMJEVE DHE LUFTRAVE QË TË SHQYHEN SOT NGA BARBARIZMI QEVERISËS.

I paska ardhur radha konçensionimit të Amfiteatrit të Durrësit!!!

E masakruan çdo vlerë të Durrësit antik që në fund ta konçensionojnë dhe Amfiteatrin.

Legjitimuan konçensionimin me dështimin?!!

Praktikisht argumentuan se meqënëse këta kur e zbulojnë arkeologjinë e marrin me kamiona dhe e hedhin në det siç dëshmojnë durrsakët.

Kur e Zbulojnë murin antik e murosin në themelet e betonit komercial, kur e zbulojnë qytetin anitik para Torrës, i hedhin beton dhe e djegin duke e shkatërruar pasurinë e nëntokës!!!

Këta janë ata që do t’i besohet ta lëshojnë me konçension për ta shpëtuat Amfiteatrin e Durrësit?!

Këta që masakruan çdo pasuri nëntoke dhe mbitoke?!

Këta që nuk lanë asnjë gjurmë të sheshit kalldrëm, të vollgës së trashëguar si koncept i një qyteti portual!

I masakruan për t’i konçensionuar nga pasuri e paçmueshme në copëtime dy lekëshe.

Çfarë duhet pritur akoma, e pse pritet akoma!!'- shkuan ajo. 

Ora 15:45
Salianji reagon për Amfiteatrin e Durrësit: Qeveria po plaçkit sikur të jetë dita e fundit! Po i merr gjithçka shqiptarëve

1656667720_ervinsalianji.png

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar për planin për menaxhimin e Amfiteatrit dhe zonave arkeologjike në Durrës që është hedhur në konsultim nga Ministria e Kulturës dhe mund të shkohet drejt menaxhimit te privati.

Salianji hedh akuza ndaj qeverisë duke thënë se çdo pasuri dhe burim natyror të vendit e kanë ndarë në pak duar dhe po i marrin shqiptarëve gjithçka dhe po plaçkit sikur çdo ditë të jetë e fundit.

"Qeveri që i merr Shqipërisë dhe shqiptarëve gjithçka dhe e ndan si plaçkë me klientelën që bashkëndan pushtet dhe para! Pas rrugëve, porteve, aeroporteve, shëndetësisë, mineraleve, bregtetit, çdo pasurie dhe burimi natyror që ka ky vend e kanë ndarë në pak duar, tani po përlajnë Butrintin, Pallatin Mbretëror dhe Amfiteatritn e Durrësit! Qeveri që paçkit me ritme sikur çdo ditë të jetë dita e fundit!" - shkruan Salianji.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 12/07/2022 01:50

    Perse i marrim vesh keto gjera me pare nga politikanet se sa nga specialistet?! Per mendimin tim keta i ka zene myku dhe nuk i llogarrit me njeri.Me kujtohet njehere shoqerova nje shoqen time te inst.historise per te marre nje leje kerkimi ne arkive.Edhe nje shtepi funerali eshte me e gjalle se instituti,te mos flasim per Akademine.Zoterinj levizni,mjaft zute myk ne zyra.Trashegimia shqiptare historike e kulturore eshte ne rrezik!

    Përgjigju
  • Na ruajt zoti: 11/07/2022 16:52

    Babalja do të faktorizohet Copa e mishit me dy sy... Më vjen turp që është deputet e atdheut tim.

    Përgjigju
  • Kadoshat: 11/07/2022 15:02

    Fajin e ka Saliu......si gjithmone. O kodosha do na lini pa Atdhe

    Përgjigju
  • Lani: 11/07/2022 14:55

    Po me sa dimë ne Durrsakët, vila Zogut ka pronar, gjithashtu dhe hotel Vollga. Ndoshta qeveria ka filluar shtetëzimet si dikur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?