Amfiteatri i Tiranës

Tirana

Amfiteatri i Tiranës hapet më 30 maj, ja surprizat e spektaklit fantastik qo do organizojë bashkia

26 Maj 2018, 20:03| Përditesimi: 26 Maj 2018, 20:06

  • Share

Amfiteatri i Tiranës i rikthehet publikut më madhështor se kurrë. Festa fillon më 30 Maj nën tingujt e Olen Cesarit për t'i lënë vendin një sërë aktivitetesh gjatë stinës së verës. Muzikale, Balet, Simfoni, Arie, Uvertura, Marshe Muzikore si dhe pjesë nga repertori botëror dhe shqiptar do të jenë ajo që do të shikojë publiku artdashës i kryeqytetit.

Gjithashtu, nën dirigjimin e Noorman Widjaja, do të interpretojë Orkestra e RTSH, Banda e Forcave të Armatosura, Fanfara Tirana, Kori i T.K.O.B & balerinë solistë nga Shkolla e Baletit.

Pas rikthimit në identitetin e merituar, punonjësit e Bashkisë së Tiranës i kanë dhënë dorën e  fundit dhe detajeve duke sistemuar terrenin për bimësinë e re rreth Amfiteatrit të Tiranës, që do të mirëpresë publikun me festivale, koncerte, teatër, konferenca, shfaqje të cirkut e kinema verore në të katër stinët, duke e shndërruar këtë pjesë të parkut në një pikë të rëndësishme kulturore e argëtimi për qytetarët.

Komento

Komente

  • mimoz: 26/05/2018 20:10

    kur fillon aktiviteti, ne cilen ore? flm

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?