Aministia fiskale, ministrja e Financave: Për ne ky duhet të jetë viti 0! Të luftojmë informalitetin dhe të nxisim investimet

13 Korrik 2022, 12:02| Përditesimi: 13 Korrik 2022, 15:08

  • Share

Klima e biznesit në Shqipëri është përmirësuar, pavarësisht krizës globale të shkaktuar nga lufta në Ukrainë. Në raportin e shoqatës së Investitorëve të huaj në vendin tonë, theksohet se gjatë këtij viti vendit iu shtuan 60 biznese të huaja. Ministrja e Ekonomisë dhe Financave njoftoi se po punohet për një mjedis të përshtatshëm për tregun e kapitalit dhe biznesit. 

“Ne po punojmë mbi strategjinë e zhvillimit të biznesit në tërësi dhe po punojmë për ta plotësuar e për ta implementuar atë. Ne po punojmë për një strategji të qartë për të tërhequr edhe sipërmarrësit në industrinë e kapitalit”, tha Ibrahimaj.

E pyetur për pr/projektligjin për amnistinë fiskale, Ibrahimaj e cilësoi si një instrument të rëndësishëm në luftën ndaj informalitetit, pavarësisht kritikëve që pretenmdojnë se ligji do të amnistojë pasuritë nga të ardhura kriminale.

“Për ne ky duhet të jetë viti 0. Nga krahu tjetër, është edhe situata ekonomike me të cilën po përballemi, ku është e vështirë të gjesh investime teksa pasiguria për të ardhmen mbetet e madhe, çka na jep ne incentivë edhe më shumë për ta implementuar këtë ligj. Për të mos patur problematika, ne kemi ndërtuar të gjitha sistemet e duhuara për të gjurmuar çdo para të dyshimtë” tha Ibrahimaj.

Duke iu referuar dhe raportit të shoqatës së investitorëve të huaj, Ibrahimaj e pranoi se problem mbetet aksesi në punë i të kualifikuarve. Por sipas saj, adresimi i kësaj problematike po realizohet përmes përgatitje së studentëve në fushën e IT dhe dixhitalizimit, si dy nga fushat më të kërkuara në tregun e punës.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Evazioni: 13/07/2022 14:45

    Kjo do thote te luftosh formalitetin dhe te mbrosh parate e krimit.

    Përgjigju
  • Petrit: 13/07/2022 13:34

    Vertete eshte viti 0, sepse keni rene kaq poshte sa nen zero na keni cu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?