Amnisti e madhe për mbledhjen e armëve që u grabitën nga depot në ’97, Komisioni i Sigurisë diskuton propozimin

11 Nëntor 2020, 14:02| Përditesimi: 11 Nëntor 2020, 20:12

  • Share

Në Shqipëri do të nisë një aksion kombëtar për gjurmimin dhe mbledhjen e armëve, municioneve dhe eksplozivëve, të grabitura nga depot gjatë trazirave në vitin 1997, duke përfunduar në duart e popullsisë civile, sidomos të grupeve kriminale dhe personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Qeveria dhe Kuvendi pritet të miratojnë një amnisti për armëmbajtjen pa leje, për të nxitur shqiptarët që të dorëzojnë vullnetarisht armët dhe municionet, pa i ngarkuar me përgjegjësi penale. Amnistia mund të zgjasë nga 6 muaj deri në dy vjet.

Propozimi u artikulua sot nga deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia, në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, gjatë mbledhjes ku po shqyrtohej një nismë ligjore për disa ndryshime në ligin për armët të vitit 2014. “...Ku mund ta vendosin një shtesë apo amendament që të fillojë edhe një amnisti tjetër për dorëzimin vullnetar të armëve, duke bashkëpunuar edhe me autoritetet e pushtetit vendor?”, tha Qefaliaj. 

Propozimi i mirëprit nga zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Llamallari, i cili tha se këto fushata kanë rezultuar të suksesshme në të kaluarën.

“Çdo armë dhe municion i dorëzuar është një risk më pak në situatën e rendit dhe e kriminalitetit. Çdo nismë e tillë vlerësohet me shumë vëmendje dhe seriozitet nga ana e Ministrisë së Brendshme dhe Policia e Shtetit. Mekanizmat dhe metodat janë të ndryshme, sigurisht të kombinuara me fushatat konstante të ndërgjegjësimit si për rrezikun, ashtu edhe për dorëzimin”, tha Llamallari.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Enver Dervishaj u shpreh se amnistia për dorëzimin vullnetar të armëve është përcaktuar tashmë në një strategji nga qeveria.

“Është një detyrim i përcaktuar nga qeveria që brenda vitit 2021 ose brenda vitit 2022 të bëhet një amnisti... Do të gjykohet edhe nga klima e përgjithshme që të ketë një amnisti tjetër, kjo do të kalojë me siguri në Parlament, në mënyrë që të mbledhim edhe ato armë që përbëjnë rrezik për qytetarët shqiptarë. Vendi ynë është i përfshirë edhe në plotësimin e detyrimeve ndërkombëtare. Ne kemi ratifikuar traktatin e armëve të vogla me ligjin e vitit 2014, kemi një bashkëpunim me INTERPOL dhe EUROPOL me shkëmbim e informacionit për çështje të ndryshme, edhe sa i përket trafikimit të armëve”, tha Dervishaj

Në vijim Komisioni do të vendosë në amnistia do të parashikohet në ndryshimet në ligjin për armët apo me një ligj më vete. Gjithashtu, do të përcaktohet edhe periudha e amnistisë, ku me shumë gjasa mund zhvendoset pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021, për shkak të angazhimit të policisë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Nëse miratohet, kjo do të jetë amnistia e katërt në Shqipëri për mbledhjen e armëve. Amnistia e fundit ishte 4-mujore në vitin 2017, ku u mblodhën 1604 armë zjarri të llojeve të ndryshme dhe me mijëra municione. Aktualisht në duart e shqiptarëve janë 325 mijë armë zjarri në mënyrë të paligjshme. Në vitin 1997 janë grabitur 549,775 armë, 839,310,038 municione dhe 16,000,000 eksplozivë. Në periudhën mars-qershor të ’97 janë grumbulluar  222,918 armë 118,134,222 municione dhe 1,539,828 eksplozivë.

Ndërkaq, ndryshimet ligjore që u miratuan sot në parim nga Komisioni i Sigurisë parashikojnë përjashtimin e personave me rekorde kriminale nga e drejta për të mbajtur armë zjarri me leje. Nisma ligjore forcon rregullat për mbajtjen dhe kontrollin e armëve të zjarrit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Elton: 11/11/2020 15:57

    Ahahahaaa o llesh leshi mos u lodh kot duke kopjuar Sajmir Tahirin! Nuk ben me nena djale, e shteti minister si ai! Te fala ard kambales.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?