Amnisti fiskale këtë sesion? Erisa Xhixho në Report Tv: Rama po dëmton interesat e vendit, promovon pastrimin e parave! Dëmtohet rruga drejt BE

16 Janar 2023, 20:57| Përditesimi: 16 Janar 2023, 21:52

  • Share

Amnistia fiskale, një projektligj të cilin mazhoranca duket e vendosur ta miratojë, për deputetin e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho është një kokëfortësi e Ramës për të incentivuar krimin përmes pastrimit të parave. Në një intervistë në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Xhixho nënvizon me bindje se një nismë e tillë e përfunduar me sukses do ta dëmtonte rëndë integrimin evropian të vendit.

“Amnistia fiskale e cenon procesin e integrimit evropian. Komisioni Evropian e thotë qartë që amnistia por edhe pasaportat e arta e cenojnë integrimin. Këmbëngulja e mazhorancës për të vijuar në këtë linjë është e pafalshme. Ndërsa opozita ka qenë shumë konseguente në qëndrimet e saj.  Ky projektligj për amnistinë fiskalë dëmton të ndershmit, të gjithë ata që më sakrificë kanë ecur përpara. Qasja e kësaj mazhoranca për pastrim parash nuk ka dyshim. Ta kthejmë këtë në ligj, kur e kundërshton KE dhe FMN, do të thotë kokëfortësi në dëm të ardhmes evropiane dhe të shqiptarëve”, tha Erisa Xhixho.

Deputetja e Partisë së Lirisë e konsideron të vonuar zgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe me rihapjen e të thirrjeve për kandidatë të rinj këtë sesion sipas Xhixhos pritet që vetë procesi të dëmtohet rëndë, duke pasur parasysh që bëhet fjalë për një institucion shumë të rëndësishëm kushtetues.

“Procesi i Avokatit të Populli dcuhet të jetë i një standardi nga më të lartit. Është institucion kushtetues dhe që zgjidhet me 84 vota. Unë do të doja që kjo të ishte zgjidhur me kohë.  Për sa kohë do të rihapet procesi do të thotë që çështja do të shkojë gjatë”, vijoi deputetja Xhixho.  

Në intervistën në Report Tv Xhixho u pyet edhe për largimin e Agron Çelës nga Partia e Lirinë në drejtim të Partisë Socialiste. Sipas tij vetë Çela do të duhej të jepte një shpjegim se çfarë nuk pëlqeu nga politikat e PL.

“Të kem dëgjuar ndonjë qëndrim politik nga z. Çela edhe mund ta kishim diskutuar. Asnjë detaj për ndonjë qëndrim  të Partisë së Lirisë. Për interesa të tjera nuk di të flas. Edhe në seancën e fundit të sesionit të vjetër ai ka qenë me ne. Nuk është e thjeshtë të jesh deputet i opozitës, në frontin përballë këtij regjimi. Ai ka detyrimin që të japë qëndrimin e tij. Në do të vazhdojmë fokusin tonë, përballjen me këtë regjim. Më 14 maj do t’ui rikthejmë parlamentarizmin dhe zërin e opozitës këshillave bashkiakë”, deklaroi deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?